Policia gjermane gjen tri kufoma në mesin e të cilave edhe një fëmijë
Që nga orët e para të mëngjesit, policia gjermane ka qenë në një operacion në shkallë të gjerë në Montabaur (Westerwaldkreis). Një burrë është në gjendje të jashtëzakonshme psikologjike, tha të enjten policia në Koblenz (Rheinland-Pfalz)
Sipas informacioneve të gazetës „Bild“, policia ka marrë një telefonatë herët në mëngjes nga një person i cili ka thënë se një burrë ishte krejtësisht i tronditur.
Hyrja u bë në Ruhrstrasse në mesditë! Policia gjeti tre kufoma, duke përfshirë një fëmijë. Ka pasur edhe një person të plagosur rëndë – me sa duket autori. Mësohet se ai është nga 30 deri në 40 vjeç, transmeton portali Shtegu.
Mësohet se autori dhe viktima i përkasin një familjeje gjermane. Për banorët në afërsi nuk ka pasur ndonjë rrezik për jetë.