Policia austriake arreston shtatë punëtorë ilegalë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova

Date:

19:31:11           2019-08-08

 

Policia financiare asutriake, policët për çështjen e të huajve dhe rojet kufitare, në një kantier ndërtimi në rrethinën Perg të Austrisë, kanë kontrolluar nëntë punëtorë të punësuar në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit ishte vënë në funksion edhe një dron, si dhe dy policë shqipfolës dhe serbo-kroatë.

Kantieri i ndërtimit në rrethinën e Pergut u kontrollua, pasi policia financiare kishte marrë një njoftim, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Kur zyrtarët arritën me veturat e tyre, disa persona u larguan menjëherë, kanë thënë nga policia. Por, ata janë kapur shumë shpejt, pasi me ndihmën e një droni, të arratisurit u lokalizuan shpejt.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë verimaqedonas dhe dy shtetas kosovarë. Njëri prej personave është paraburgosur, ndërsa tetë të tjerëve iu është shqiptuar një urdhërlargim nga territori austriak, informon Shtegu.com. Aksioni ishte efikas duke i falënderuar edhe faktit se në te ishin angazhuar edhe policët shqiptarë dhe serbo-kroatë.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...