E pabesueshme: Easyjet fluturon me një karrige të shkatërruar

52 Lexime

18:02:53             2019-08-08

 

Gjatë një fluturimi të Easyjet nga qyteti Luton në Angli, për në Gjenevë, pjesa e pasme e një karrigeje të një pasagjere ka munguar.Se si ka nodhur kjo, as linja ajrore ende nuk e ka të qartë.

Fluturimi nga Lutoni në Angli drejt Gjenevës, nuk është në vetvete shumë i jashtëzakonshëm. Kryhet kontrolli, bordi, uleni në një karrige, fluturoni, dilni dhe pastaj merrni përsëri bagazhet.

Vetëm se në këtë rast, të martën në mëngjes, karriga e një pasagjerje nuk ishte shumë e zakonshme në avionin e linjës ajrore Easyjet, fluturimi 2051. Sepse në ulësen e saj mungonte mbështetësja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.

Edhe pasagjeri i kësaj linje e ka parashtruar pyetjen se si është e mundur që të mungojë një pjesë e karriges dhe pak më vonë, edhe linja ajrore Easyjet përmes Twitter.

Ai dhe mijëra përdorues prisnin me padurim përgjigjen. Me këtë rast mund të pritet një përgjigje e tillë sikurse: „Oh jo, na vjen shumë keq!“ ose „Sigurisht se do t`i rimbursojmë shpenzimet e udhëtimit të një gruaje të gjorë“.

Por jo, Easyjet zgjodhi këtë përgjigje:

„Përshëndetje Mattheë, ju faleminderit që na informuar për këtë mangësi. Para se ta hetojmë çështjen, do të doja që t`i fshin fotot dhe të na shkruani drejtpërdrejt, në mënyrë që të mund t’ju ndihmojmë“.

Pasagjerja nuk ka mundur ta realizojë udhëtimin në karrigen në fjalë. Ajo është transferuar në një karrige tjetër, falas.