Shala i shkruan Bekteshit: Hiqni barrierat, në të kundërtën masa reciprociteti

Date:

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i bënë edhe një paralajmërim ministrit të Ekonomisë të vendit tonë Kreshnik Bekteshit. Këtë here Shala i dërgon një letër zyrtare Bekteshit, me çka i kërkon që Maqedonia e Veriut, të  largojë barrierat e vendosura ndaj produkteve kosovare, sepse përndryshe siç thotë ai do të vendosin masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë.

Letrën Shala e ka publikuar edhe në profilin e tij në facebook, ku mes tjerash thuhet se vendimi ka hyrë në fuqi nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Republika e Kosovës. Poashtu është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro në çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoninë e Veriut. Ai tregon se këtë problem që daton prej rreth dy muajsh e kanë drejtuar në adresa të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Endrit Shala, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë

“Fillimisht çështja është adresuar te Komuniteti Nacional për Lehtësimin e Tregtisë së Maqedonisë së Veriut më datë 26 qershor, pastaj në takimin e Pikave të Kontaktit të CEFTA-s në Vlorë më datë 27, në data-bazën e CEFTA-s për raportim të barrierave më datë 1 korrik dhe në fund disa shkëmbime të email-ave në mes të zyrtarëve respektiv, por fatkeqësisht deri tani nuk është gjetur zgjidhje”.

Më tej ministri kosovar kishte theksuar rëndësinë e të bërit tregti pa barriera në mes të dyja vendeve dhe obligimet që ato i kanë ndërmarrë në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s. Këto shkelje nga Maqedonia e Veriut për angazhimet e saj në CEFTA sipas tij, përbjënë një shqetësim të madh për Qeverinë e Kosovës.

Ministri Shala edhe para disa ditësh e paralajmëroi Maqedoninë e Veriut, duke thënë se uron të ketë një përgjigje nga Ministria e Ekonomisë së vendit tonë, mirëpo si duket nuk arriti të marrë përgjigje.

Ndërkaq, dikasteri i Ekonomisë deri tani nuk ka dhënë asnjë prononcim lidhur me këtë çështje. Televizioni Shenja kontaktoi disa herë këtë ministri, por nuk arriti të marrë asnjë qëndrim prej tyre./Shenja

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...