Skënderbeu mundet 2-0, në Rusi ka thirrje raciste:Vritni shqiptarët!

71 Lexime

Skënderbeu pëson humbjen e dytë në Europa League, Kampionët e Shqipërisë edhe pse krijuan mjaft raste u mposhtën 2-0 në Moskë përballë Lokomotivës në një ndeshje të njollosur rëndë nga thirjet racistë të tifozëve rusë që përsëritën në mënyrë të turpshme koret diskriminuese të Beogradit. Uefa është edhe një herë tjetër para provës racizëm me koret e turpit të rusëve që vijuan disa herë gjatë ndeshjes.

Gjithshka niste me modulin 4-4-2 për Josën që e nisi me Shkëmbin në stol dhe Lilën e Nimagën në qendër të mesfushës, Salihi Olyainka në sulm. Sinjali i parë nga vendasit në minutën e 4 me Maicon, por Josa kishte paralajmëruar se Skënderbeu nuk shkibnte oër shëtitje dhe Skënderbeu ishte i vendosur për ta luajtur me kokën lart. Inkursion i Berishës në të majtë në të 17 me pejanin që tentoi në hyrje të zonës por Guilherme devijoi në këndore. Menjëherë më pas shans i artë për Salihin që në krosimin e Vangjelit godet fillimisht me kokë, portieri ja kthen topin sërish por shkodrani para porte con në qiell një mundësi të mirë. Në minutën e 23 është Orges Shehi që konfirmon gjithë vlerat e tij në tentativën e Yanbaev. Më pas ndeshja njolloset turpshëm nga tifozët rusë që përsërisin thirrjet e Beogradit, “Vritini Shqiptarët:.

Vërtet e turpshme, Marko Radas nxjerr topin për të sinjalizuar arbitrin me spikerin e stadiumit që bën thirje për ndërprerjen e koreve raciste.

Thirrje vërtet fyese që e kalojnë në plan të dytë ndeshjen për cdo shqiptar. Në fushë tjetër pasiguri e Gilhermes në të 29 por këtë herë Salihi është jashtë loje. Lojë e barabartë me të dy trajnerët Josën dhe Cherevchenko që mbeten në ankth, por Skënderbeu ndëshkohet kur po luante mirë. Krosim nga e djathta i Samedov në të 35 dhe Niasse me kokë përfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes që kishte lënë të lirë dy lojtarë kundërshtarë para Shehit për të shënuar me kokë. Pjesa e parë përfundon 1-0 për Lokomotivën dhe Skënderbeu e nis me vrull të dytën. Në të 55 Bernard Berisha klëshon një goditje potente me tiopin që del jashtë shtyllës në të majtë të Gilherme.

Tjetër rast ideal në të 58 Olyainka, del në të djathtë hyn në zonë para portierrit që largon topin, Salihi tenton në roveshatë por Gilherme këput mish për ta devijuar në momentin e fundit. Skënderbeu mbetet para dhe në minutën e 63 Radas krijon iluzionin e golit në një goditje standart kur qeth të jashtmen e rrjetës së rusëve. Turpi i tifozëve rusë nuk ka fund, nga tribunat vijojnë provokimet me kore “Kosovë-Serbi”.

Uefa duhet t’dënojë. Në minutën e 73 Tarasov tenton me kokë por Shehi është aty për një tjetër pritje të mrekullueshme. Mëkat që mbrojtja nuk është në nivelin e tij, pasi është sërish një gabim i saj që i mundëson menjeherë më pas Samedov të shënojë golin e 2-0. Paqdyshim që ka keqardhje për rezultatin që nuk reflekton ecurinë e ndeshjes në sytë e Mirel Josës por shifrat nuk ndryshojnë pavarësisht tentativave të skuadrës korcare dhe Skënderbeu pas një ndeshje ku krijoi jo pak qan mungesën e cinizmit dhe eksperiencës ndërsa mbetet në vendin e fundit të grupit H, ku Lokomotiva kryeson me pikë të plota pas dy fitoresh. /Lajm/