Përse azilkërkuesit shqiptarë vijnë nga aeroporti i Shkupit ?!

Date:

Që nga mbrëmja e së enjtes, policia gjermane në Trier ka arrestuar një person dhe 75 të tjerë i ka hetuar gjatë kërkesës së tyre për azil. Mëngjesin e së shtunës, 40 refugjatë shqiptarë kishin ardhur me avion nga aeroporti i Shkupit, përmes aeroportit Frankfurt-Hahn, në Gjermani. Gjashtë familjet shqiptare me gjithsej 13 fëmijë, përmes nëpunësve policorë kanë kërkuar azil në Gjermani, thuhet në një komunikatë të Policsë federale gjermane.

Njëmbëdhjetë azilkërkues të tjerë shqiptarë, kanë ardhur natën në mes të shtunës e të dielës me një avion nga Selaniku. Tek një shqiptar 28-vjeçar, i cili kishte dalë për të pritur bashkëkombasin e tij nga Selaniku, u aktivizuan edhe prangat. Ai u identifikua me një letërnjoftim të rremë grek, por policia e zbuloi me shenja të gishtërinjve. Ai kishte qenë i kërkuar nga Prokuroria e Dresdenit për shkaktim të lëndimeve trupore, si dhe mashtrim. Për shkak të këtyre delikteve, atij i ishin dashur të qëndrojë në burg 174 ditë.

Gjithashtu, natën e së enjtes, policia gjermane kishte konstatuar se dymbëdhjetë azilkërkues shqiptarë kishin hyrë në Gjermani me një avion nga Bari i Italisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...