Përplasen avioni dhe helikopteri, së paku katër të vdekur në Gjermani

Date:

14:48:19                   2018-01-23

 

 

 

 

Gjatë një aksidenti të pazakonshëm në mes të një helikopteri dhe avioni të vogël gjerman, në Philippsburg (Baden-Württemberg) jetën e janë humbur katër persona. Një informatë të tillë e ka konfirmuar gjatë të martës policia gjermane. Dyshohet se bëhet fjalë për një helikopter të emergjencës, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Ende mbetet e paqartë nëse në bordin e avionit ka pasur persona të tjerë, me përjashtim të dy pilotëve, përcjellë Shtegu.com. Të dy fluturaket janë rrëzuar në mes të Rheinhausen dhe Erlichsee. Sipas informatave fillestare, vendndohja e aksidentit gjendet në afësri të një gurishteje. Gjithashtu mbetet ende e paqartë se si është shkaktuar aksidenti.

Përplasja e fluturakeve është shumë e rrallë. Njëri nga aksidentet e ngjajshëm të këtij lloji, kishte ndodhur në vitin 2002 në afërsi të Überlingenit, kur gjatë përpljasjes së dy avionëve, jetën e kanë humbur dhjetra udhëtarë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...