Të moshuarit gjermanë të lumtur me infermierët shqiptarë (VIDEO EMOCIONUESE)

95 Lexime

16:41:56               2018-01-23

 

 

Renato Benishta është i moshës 24-vjeçare dhe ka studiuar mjekësinë. Pasi që nuk kishte perspektivë të mirë në Shqipëri, ai erdhi në Lübeck të Gjermanisë para katër muajsh si infermier. Në këtë profesion të cilin gjermanët gjithnjë e më shumë nuk e duan, ai e sheh një rast të jetës

 

Infermierët e diplomuar në Shqipëri nuk mund të punësohen, ndërsa në Gjermani kërkohen sikurse medikamente. Që nga viti 2016, në Gjermani kanë ardhur 750 infermierë për të punuar. Njëri nga ta është edhe Renato Benishta (24) në azilin gjerman të pleqve „Katharina-von-Bora-Betagtenhaus“.

 

Asaj dite të muajit shtator, kur Renato Benishta erdhi në vendbanimin e tij të ri në Lübeck, binte një shi i ftohtë. Po që se të moshuarit që do të përkujdesj për ta në azilin e pleqve i flitnin, ai nuk i kuptonte edhe aq mirë. Por, Renato nuk ka ardhur për shkak të kushteve atmosferike. Gjermanishten ka filluar ta mësojë vetëm një vit më parë dhe kjo i mjafton.
Renato Benishta, në këtë vend të ftohtë dhe të panjohur ka ardhur për të punuar dhe për ta organizuar jetën e vet. Dhe ky vend, kishte nevojë për te, pasi këtu mungon kjo fuqi punëtore. „Nuk na mbetet pothuajse asgjë tjetër“, pohon Doreen Boniakowsky, udhëheqëse e sektorit për përkujdesje ndaj të moshuarve. Që nga ndryshimi i Ligjit i cili hyri në fuqi në vitin 2016, numri i infermierëve është rritur sërish. Kjo do të thotë: 17 vende pune në pesë reparte kanë qenë të lira. Kjo gjendje u përmirësua me angazhimin e fuqisë punëtore nga Shqipëria të cilët do të trajnhohen në mënyrë profesionale.

Në vendlindjen e Renatos, në qytettin Gramsh në kodrat e Shqipërisë Jugore është ngrohtë, por nuk ka punë dhe korrupsioni gjithnjë e më shumë është duke lulëzuar. „Për një vend pune duhet paguar të holla“, pohon Renato. „Por, edhe atëherë nuk je i sigurt se sa kohë do të jesh në këtë vend pune“. Për çdo vit në Shqipëri diplomojnë rreth 2.500 infermierë. Ata kryejnë studimin e lartë dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre mund të gjejnë ndonjë vend pune në vendlindje, ndërsa paga e tyre nuk është më e lartë se 300 euro në muaj. „Kjo është shumë pak për të krijuar një familje. Prandaj, shumica punojnë në Itali apo Greqi, ndërsa gratë ngelin në shtëpi“, rrëfen më tej Renato. Në vitin 2011, kur ai i filloi studimet në Tiranë, për te ka qenë e qartë se rruga e tij do të vazhdonte në mërgim, shkruan „ln-online“, përcjellë Shtegu.com.

Në vitin 2015, organizata gjermane për revizion Dekra, në Shqipëri ka hapur një përfaqësi, për të trajnuar fuqi punëtore për tregun gjerman. Në mesin e mysafirëve ka qenë edhe kryeministri. „Ka qenë një sukses i jashzakonshëm“, pohon Peter Klingler, udhëheqës i sektorit „Expert Migration“ të Dekra me seli në Shtutgart. „Një ngjarje të tillë nuk e kemi përjetuar askund në botë. Rreth 750 infermierë erdhën në Gjermani. Prograni aktual në Shqipëri ka 1.500 pjesëmarrës. Qeveria shqiptare e ka përkrahur programin pasi është mundësuar një rast serioz i migrimit legal në Gjermani“, deklaron Klingler. Ajo e ka pranuar se për momentin rinisë së vet nuk mund t`i ofrojë perspektivë në shoqëri, ate që Gjermania ka mundësi.

„Ky azil ka punësuar njëmbëdhjetë persona nga Shqipëria dhe nuk është penduar“, pohon më tej Doreen Boniakowsky: „Bëhet fjalë për persona shumë të ndjeshëm dhe tepër mikpritës. Ata janë të mirëpritur, bile edhe tek familjarët“. Renato Benishta ndjehet i mirëpritur, edhe nga kolegët e tij gjerman. Gjithnjë nëmednje e ka idenë se ndoshta ndonjëherë në Shqipëri do të bëhet mirë. „Por, të ardhmen e afërt do të qëndroj në Gjermani“, përfundon Reanto. (Shtegu.com)

 

Videon e lartpërmendur mund ta shikoni në këtë vegëz:

https://www.ndr.de/fernsehen/sendungen/schleswig-holstein_magazin/Ein-Krankenpfleger-aus-Albanien,shmag51106.html