Për shkak të alkoolit, maqedonasi dhe kosovari shkojnë në këmbë nëpër shtëpitë e veta

57 Lexime

Policia lokale e qytetit St. Gallen në Zvicër, ka realizuar një kontroll, nga e premtje e deri të shtunën, duke përjashtuar nga komunikacioni katër pjesëmarrës. në mesin e të cilëve edhe një shtetas maqedonas dhe një kosovar. Tre nga ta kishin konsumuar sasi të caktuar alkooli, ndërsa njëri ka qenë nën ndikim të lëndëve narkotike.

 

Rreth orës 09.30, policia e ka ndaluar një shtetas nga Sri Lanka dhe sipas sjelljes së tij të nevrikosur, atij i është bërë një test i shpejtë i drogës. Testi ka treguar rezultate pozitive, ndërsa i është konfiskuar edhe një sasi e vogël e kanabisit të cilën policia e ka gjetur në veturën e tij.

 

Të shtunën rreth orës 00:35, një patrullë policore ka ndaluar një shtetas 40-vjeçar maqedonas, ndërsa gjatë testit që i është bërë, tek ai ka rezultuar një sasi prej 0.84 promilash alkooli në gjak.

Mëngjesin e së shtunës, rreth orës 05:10, në Schäflisbergstrasse, policia ka ndaluar një kosovar 23-vjeçar, pas alarmit që kishte pranuar policia, se një pjesëmarrës në komunikacion është duke i shkelur vijat e plota nëpër autostradë. Testi i kryer ndaj tij ka dëshmuar se ai ka pasur një sai prej 1.88 promileve alkool në gjak.

 

Që të tre pjesëmarrësve iu është urdhëruar që të kryejnë testime të gjakut dhe urinës në spitalin e qytetit. Atyre iu është konfiskuar patentë shoferi dhe është dashur të shkojnë në këmbë për në shtëpi.