Kitaristi kosovar me renome botërore: Luaj me thonjë në kitarrë, më duhet t`i gdhendë thonjtë dy herë në ditë
I kisha vetrëm 14 vite, nuk guxoja ta marr me vete kitarën në Stamboll. Tre javë isha pa kitarrë. Me këtë rast e kuptova se muzika për mua është nevojë fizike. Tre javë pa kitarë ishin të tmerrshme, vuaja dhe ndjeja ankth
Petrit i ngjanë emrit të krishterë Petar, por, në të vërtetë ai do të thotë shpend grabitçar, në gjuhën shqipe shqiponjë. Në ornitologji, petriti është i njohur si shpendi më guximtar i gjuetisë. Petrit Çeku është mjeshtër i madh i kitarës klasike. Virtuoz me renome botërore. Udhëton nëpër botë, luan me kitarë dhe mbanë “Master Class” për kitaristët e rinj. Ai e promovon kulturën muzikore shqiptare e kroate. Është i lindur në Prizren të Kosovës, i shkolluar dhe me vendbanim në Zagreb të Kroacisë. I dobët, i ashpër, me gishta të gjatë me të cilët interpreton tinguj magjikë në instrumentin e drunjtë, në formë të njeriut, me gjashtë tela. Kitara është shoqëruesi i tij i përhershëm, bile edhe kur fle, ajo qëndron pranë tij. Deri më tani ka grumbulluar shpërblimet më të vlefshme botërore. Për çdo ditë ushtron me orë të tëra. Këtyre ditëve ai është në Samobor, ku me vite tëra është duke marrë pjesë në „Vjeshtën muzikore të Samoborit“. I urtë, njeri i qetë, i vetëdijshëm për talentin e tij të jashtzakonshëm, shkruan „Jutarnji.hr“, transmeton „Shtegu.com“.
Më thanë se Petrit do të thotë – Petar?
– Gabim u kanë thënë. Petrit është një lloj shqiponje e vogël, apo skifterit. Shpend grabitçar. Është shumë i rrezikshëm dhe guximtar. Ekziston teori se ky është një version i emrit katolik, pasi në gjuhën shqipe nuk kanë guxuar të pagëzohen emra katolikë. Në këtë mënyrë, njerëzit tanë kanë gjetur një shprehje apo fjalë e cila u ka përngja emrave katolikë, kështu pra unë e mora emrin Petrit.
Me prejardhje jeni nga pjesa katolike e Kosovës?
– Në të vëretë nuk jam. Shqiptarët vonë u bënë myslimanë. Por, tani ka 79-80 për qind shqiptarë myslimanë.
Ndërsa mbiemri? Çeku? Lexohet Çeku, apo jo…
– E saktë, Çeku është shkurtesë për „çekërk“ që ka të bëjë me zejtarin i cili i punon rrotat e qerres për kuaj. Çekërk është fjalë turke, e cila ka depërtuar si në gjuhën shqipe, po ashtu edhe në gjuhën kroate. Unë e njoh shumë mirë gjuhën turke dhe mund t`ju them se ka bukur shumë fjalë turke në gjuhën kroate:: „alat, boja, bubreg, sokak, budala, çarapa, çelik, duqan, xhep, dugme, jastuk, krevet, majmun, pekmez, tavan“… ka edhe shumë të tjera…
Ju keni vetëm 30 vite, ndërsa 24 vite luani në kitarë… Për çdo ditë është pranë jush…
– Rregullisht, 25 vite, me përjashtim të tre javëve të vitit 1999, kur u dashtë të largohemi nga Prizreni, pas luftës në Kosovë, duke u arratisur në Stamboll.
Kur ka përfunduar saktë lufta në Kosovë?
– Në mujain e gjshtë të vitit 1999. Pas bombardimit të Beogradit i cili filloi në fillim të marsit, ndërsa përfundoi më 13 qershor të vitit 1999.
Në atë kohë ishit ende fëmijë…
– I kisha vetëm 14 vite, nuk guxoja ta marr me vete kitarën në Stamboll. Tre javë isha pa kitarrë. Me këtë rast e kuptova se muzika për mua është nevojë fizike. Tre javë pa kitarë ishin të tmerrshme, vuaja dhe ndjeja ankth, pothuajse dhimbje. Kur për herë të parë fillova të luajë në kitarë në moshën pesëvjeçare, babai ma mësoi këtë art, as nuk mund ta imagjinoja se çka është muzika, as që i njihja marrëdhëniet mes tingujve. Për mua kjo ishte vetëm një vibrim i mrekullueshëm që e ndjeja në mes të gishtërinjve. Mungesa e kitarës gjatë njëzet ditëve të para në Stamboll, tek unë krijoi një zbrazëtirë, ankth, nervozizëm. Kitara u bë pjesë e unit tim, ndërsa ajo nuk ishte… Por, më shpëtoi tezja Gylseren e cila më bleu një kitarë të re në Stamboll. Ankthi u zhdukë. Që atëherë, kitara është gjithnjë pranë meje, bile edhe tani është me mua.
Sa kohë ishte familja Çeku në Stamboll?
– Qëndruam dy muaj e më pas u kthyem në shtëpi. Por, unë çdo verë e kaloja në Stamboll, kështu që e mësova edhe turqishten.
Çfarë fëmijërie kishit në Prizren?
– Nuk e kam ndërmend të flas për politikë, por politika i bëhet e rëndësishme njeriut, bile edhe fëmijës, kur ajo ndikon në jetën e tij. Deri në përfundimin e luftës në Kosovë, edhe pse për mua ky nuk ishte fundi i luftës, ishim shumë, shumë të izoluar. Ne, shqiptarët ishim qytetarë të klasës së dytë, bile eshte të klasës së tretë. Gjithçka për ne ishte e ndaluar. Shkollat, parqet, terrenet sportive ishin ta ndaluara për ne…Në tokën e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë…
Tani jeni të lirë…
– Po, jemi. Por, ishte shumë vështirë t`i përshtatesh lirisë, në hapësirat e tua, në të drejtat e tua. Duhet të mësohemi se liria vjen së bashku me shumë përgjegjësi. Jemi të preokupuar me një jetë normale. Fëmijëria ime ishte liri e improvizuar brenda kufinjve të shtëpisë dhe oborrit tim. Por, përsëri kam pasur një fëmijëri tepër të bukur, pasi familja ime është një bashkësi e njerëzve të mrekullueshëm.
A keni vëllezër dhe motra?
– Jo, jam i vetëm. Kisha shumë kushërinj bashkëmoshatarë me të cilët u rrita. Në shtëpi. Në kopsht.
A shkoni ndonjëherë në Kosovë?
– Shumë shpeshë. Pothuajse çdo muaj fluturoj andej… Nëna është atje. Mirë thatë: Në Kosovë. Shumica thonë, për në Kosovë. Ne nuk jemi më „fushë“, ne jemi shtet.
A vjen ndonjëherë nëna e juaj në Kroaci?
– Në të vërtetë, jo, pasi procedura për marrjen e vizës është shumë, shumë e komplikuar.
Por, ju keni shtetësi kroate…
– Unë e kam, por nëna s`e ka. Natyrisht se ajo mund të pajiset me vizë, por tjeshtë, unë nuk kam nerva për një procedurë të tillë. Më duhet të pranoj se edhe krenaria nuk më lejon që të shkoj të pajisem me gjithë ato vërtetimë për gjendjen time financiare në Kroaci, si dhe për gjendjen materiale e finaciare të nënës në Kosovë. E këto janë kushte kryesore për tu pajisur me vizë.
A e keni gjithnjë lirinë në muzikë
– Nuk jam i sigurt. Kur ligjëroj “Master klas” më së vështiri e kam që të rinjve tu them se në një periudhë të caktuar mund të jenë të lirë, sa i përket interpretimit. Për tu arritur liria në muzikë duhet të respektohet numër shumë i madh i rregullave. Për të arritur deri te kjo „Hapësirë“ ku mund të merret liria e interpretimit, duhet njohur rregulla, duhet të mposhten shumë barriera. Kjo, edhe është gjëja më e rëndë në interpretim. Po që se shkohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në „liri“, mund të arrihet në shkatërrimin e plotë të idesë muzikore. Mund të shkaktohet kaos.
A e llogaritni publikun si një grup njerëzish të cilët rrinë ulur e të heshtur më errësirën e pallatit?
– Dëgjuesit janë pjesëmarrës të koncertit. Nuk mund ta spjegoj këtë në mënyrë racionale, kjo tingëllon në mënyrë romantike, poetike. Kam lënë pas vetes qindra e qindra koncerte, prandaj me përgjegjësi të plotë mund t`ju them se dëgjuesi është bashkinterpretues. Koncentrimi i dëgjuesit i jep shkëlqim muzikës të cilën e interpretoj. Çdo dëgjues duhet ta dijë se edhe ai është pjesë e interpretimit tim. Muzika klasike është kërkuese, kërkon dëgjues besnik. Heshtje e cila shkaktohet në sallë, di të bëhet problemi kryesor i dëgjuesit, ajo edhe mund t`ìu pengojë, pasi bota bashkëkohore është përplot me tinguj të paorganizuar dhe të pakontrolluar. Prandaj një dozë e heshtjes është shumë e shëndetshme. Heshtja dhe tingulli i organizuar, ky është një koncert i vërtetë. Në të vërtetë, duhet ta dini se heshtja është muzika më e mirë. Kompozitorët tashmë kohë të gjatë, heshtjen e shfrytëzojnë si pjesë të muzikës. Për shembull, Simfonia e Tretë e Beethovenit: Fillon me akorde të fortë dhe mandej shkaktohet heshtje shumë e zëshme. Kjo është e përsosur.
Po supozoj se si fëmijë e keni përcellë televizionin italian, si edhe gjithë shqiptarët…
– Po, “Sanremo”. Edhe e dëgjoja MTV. Kisha pllaka dhe gramofon.