Shefi shqiptar në Gjermani që nuk dëshiron të bëhet gjerman nga inati
Tashmë 25 vite Artan Pojani është duke jetuar në Bavari të Gjermanisë. Ai e di skatësisht se çka janë duke përjetuar azilkërkuesit e tanishëm. Monotoninë ai e përjetoi në Zirndorf, punoi si përgatitës i picave, edhe pse me profesion është inxhinier. Aktualisht, ai është duke udhëhequr një kompani dhe mund të bëhet gjerman – por ai nuk e dëshiron një gjë të tillë
Në një intervistë të gazetës së renomuar „Süddeutsche Zeitung“ që ka zhvilluar me Artan Pojanin, gazetari shkruan për jetën e tij që nga arratisja nga Shqipëria e deri në ditët e sotme, ndërsa transmeton „Shtegu.com“. Ai kishte ardhur në Gjermani qysh para 25 viteve, si azilkërkues nga Shqipëria. Gjatë vitit 2000, ai e themeloi në Coburg një kompani (Powatec), e cila ka të punësuar 29 bashkëpunëtorë, ndërton pishina dhe ka një qarkullim vjetor prej pesë milionë eurove.
Nga Shqipëria kishte ikur pasi atje udhëhiqte një parti ortodokse komuniste, duke jetuar në një diktaturë pa të drejtë të shprehjes së mendimit të lirë dhe me kufinj të mbyllur. Burimi i vetëm liberal i shqiptarëve, në atë kohë ishte televizioni italian. Ai, thjeshtë nuk kishte ndjerë ardhmëri në këtë vend.
Përmes shumë peripecive, konsumatorët polakë e kishin ftuar ate me bashkëshorten në Poloni, prej nga arratisen për në Gjermani.
„Ishte shumë ndytë, kishte tepër njerëz në një hapësirë të ngushtë. Por, në krahasim me Shqipërinë…?, rrëfen fillimin e jetës në Gjermani. Nuk kishim të drejtë të punonim, por kthimi në Shqipëri nuk vinte parasysh, pasi deri në vitin 1993, do të quhesha tradhtar dhe do të më burgosnin menjëherë. Gjatë gjithë kohës që zhvillohej procedura e jonë, unë mësoja, mësoja dhe vetëm mësoja! Asnjë fjalë nuk e dinim nga gjermanishtja, por me ndihmën e fjalorit, njeriu mund të mësojë shumë shpejt gjuhën.
Ja se si i përshkruan gjermanët
Ndonjëherë them në këtë mënyrë: Po që se njeriu nuk ka kontakte, atij i shkojnë në mendje marrëzira të shumta. Por, po që se mund të këbejë mendimet, njeriu përfiton një pasqyrë krejtësisht tjetër: të ndershëm, të gatshëm për ndihmë, miqësorë. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur strehimoret digjeshin, familja gjermane Lutze-Fabisch na kontaktoi vetëm në bazë të solidaritetit. Ata dashtën të dëshmojnë se gjermanët nuk janë të atillë ashtu siç dukej në atë kohë. Deri në ditët e sotme, ne jemi ende miq, ndërsa ata pothuajse janë shndërruar në gjyshër të fëmijëve të mi. Jemi si një familje.
Fillimi i punës
Ashtu si çdo migrant, fillimisht punova si furrtar, bëja përgatitjen e picave. E mira e gjithë kësaj: Picat e mia në shtëpi janë ende shumë të kërkuara. Më pas, e mora rrogën e parë dhe asnjëherë nuk do ta harroj atë moment, kur 900 markat e rrogës i dërgova në shtëpi dhe i vendosa mbi tavolinë, duke i thënë bashkëshortes: Shiko, këto i fitova. Një ndjenjë jashtzakonisht e mirë.
Pas kësaj, fillova të kërkoj ende punë, ndërsa për profesionin tim si inxhinier, as që kisha gjasa të punësohem. Gjthnjë më refuzonin. Por, më vonë e ndryshova taktikën dhe fillova të kërkoj punë si punëtor ndihmës në ndërtimtari. Kjo kishte sukses dhe unë u punësova në një firmë. Ishte kohë interesante: Përgjegjësi pinte shumë dhe dehej, ndërsa unë duhej ta bëja tërë punën e tij. Ndonjëherë edhe ziheshim. Më e bukura ishte ajo që shefi më besonte mua. Gjatë një bisede me te, unë iu rrëfeva: Nuk jam punëtor ndihmës, unë jam inxhinier i diplomuar. Për pak sa nuk u rrëzua nga karriga, si nëpër kinema.
Pas vitii 1993, nuk kishte më arsye që një shqiptari t`i pranohej statusi i refugjatit. Unë isha një përjashtim, pasi firma ku punoja nuk mund të gjente një kandidat gjerman me kualifikimet e mia. Gjatë vitit 2000, firma falimentoi dhe unë e hapa një kompani timen. Edhe më tej jam shtetas shqiptar. Me siguri se është një mënyrë e revoltës interne. Tani mund të bëhem gjerman, por nuk dua më.
„Çka do t`i kishi këshilluar shqiptarët e Shqipëris dhe të Kosovës, të cilët me çdo kusht mundohen të vijnë këtu në Gjermani?“, ishte pyetja e fundit e gazetarit.
Pak a shumë, asnjëri nga këto vende nuk ka arsye politike për ta lëshuar vendin. Por, e vërteta është se këto vende janë skajshmërisht të varfra. Por, dua t`i paralajmëroj të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë këtu. Unë gjithnjë e përsëris: Ju jeni persona të lirë, natyrisht se mund të vini. Por, pas maksimum katër muajsh, ju do të dëboheni. Vallë, a ia vlenë një gjë e tillë?