Pengmarrja në një tren në Zvicër përfundon me vrasjen e autorit

82 Lexime

Në Kantonin Vaud të Zvicrës, të enjten në mbrëmje rreth orës 18:30 është shkaktuar një dramë në një tren rajonal midis Yverdon dhe Sainte-Croix: Një shtetas 32-vjeçar iranian i armatosur me një sëpatë dhe një thikë, ka marr peng 14 pasagjerë dhe lokomotivistin e trenit

Ai ka folur farsi dhe anglisht, duke e detyruar lokomotivistin e trenit të ndalojë trenin në stacionin Essert-sous-Champvent dhe të shkojë te pasagjerët. Më pas ai negocion me policinë, e cila sjell në vendngjarje një përkthyes që flet farsi. Kërkesat e tij nuk kanë qenë të qarta.

Autori ishte një azilkërkues 32-vjeçar me shtetësi iraniane, i cili ishte banonte në Kantonin Neuchâtel. Sipas policisë, 15 persona u hetuan në tren – 14 pasagjerë dhe lokomotivisti i trenit. Policia ka sulmuar trenin rreth orës 22:15 dhe burri është qëlluar për vdekje nga shërbimet e urgjencës. Sipas policisë, të 15 pengjet janë mirë.

Pas këtij akti, policia nuk dyshon se mund të bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të sulmit.

“Nuk ka elementë që na tregojnë për një akt terrorizmi. As terrorist, as xhihadist”, thotë Jean-Christophe Sauterel, zëdhënës i Policisë Kantonale të Vaud, për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, transmeton portali Shtegu.

Pengmarrja zgjati gati katër orë dhe përfundoi me vdekjen e sulmuesit, i cili u qëllua për vdekje nga policia. Sulmuesi ishte i armatosur me sëpatë dhe thikë.