Pasi e humbi mbesën, Nebi B. vret një sanitete dhe një infermiere

Date:

Pasi mbesa e tij vdiq nga meningiti, ai u dëshpërua pa masë. Bekir Nebiev kreu një vrasje të dyfishtë në një spital në Simferopol të Krimesë, duke vrarë një sanitete dhe një infermiere.

 

 

Bekir Nebiev (55) e kishte humbur mbesën e tij nga meningiti. I verbuar nga zemërimi, ai iu drejtua spitalit në të cilin ishte kuruar. Me një pushkë gjuetie, ai goditi saniteten Irina S. (30) mu në mes të zemrës. Një plumb tjetër goditi infermieren Tatiana K. (55), e cila gjithashtu ndërroi jetë.

 

 

Ai e shkrepi edhe një plumb në kokën e sanitetit Vladimir S. (42) i cili pësoi lëndime të rënda, por i mbijetoi më të keqes. Edhe infermierja Olga Z. e mbijetoi masakrën dhe ishte e vetmja që i dha policisë informata në lidhje me pamjen e tij.

 

 

Përderisa ai u arratis nga vendi i ngjarjes, policia e gjeti shumë shpejt identitetin e tij. Edhe ai personalisht ishte kuruar në spital, pasi është i sëmurë rëndë nga zemra. Në vendin e krimit ai la një fotokopje të EKG-së së tij, me mbishkrimin: „Ju më copëtuat krahërorin. Kjo është hakmarrja ime“.

 

 

Sipas „DailyMail“, me këtë masakër, ai gjithashtu ka dashur të hakmerret për mbesën e tij 16-vjeçare. Tre javë më parë, tinejxherja kishte tempertaturë të lartë, ndërsa familja e saj e kishte thirrë një ambulancë. Sanitetët i kishin dhënë një diagnozë të gabuar, duke u thënë se vajza ka vetëm një temperaturë të lartë. Por, pak më vonë ajo vdes nga meningiti.

 

 

Policia ka filluar një kërkim të madh pas vrasësit. Bekir Nebiev aktualisht është në arrati me pushkën e gjuetisë dhe me të gjitha kursimet e tij. (Shtegu.com)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...