Pas një zënke të shkaktuar, kosovari ka dashur ta shtypë me veturë kolegun e punës

Date:

Në vitin 2020, në Lyss të Zvicrës është përshkallëzuar një mosmarrëveshje. Një burrë ka dashur ta shtypë kolegun e tij të punës nga inati. Tani ai është dënuar


Në verën e vitit 2020, një operator 53-vjeçar vinçi nga Lyssi priti më kot udhëzimet nga kolegu i tij në tokë. Konflikti është përshkallëzuar pas punës kur 53-vjeçari ka ndjekur me veturë kolegun e tij të punës. Nga përplasja e afërt 43-vjeçari shpëtoi vetëm duke u hedhur në trotuar. Më pas operatori i vinçit e sulmoi me një kaçavidë, por viktima mundi ta shmangte.


Tashmë operatori i vinçit është përgjigjur për veprimet e tij para Gjykatës Rajonale të Bielit, siç raportoi “Ajour”, transmeton portali Shtegu.


43-vjeçari pretendon se drejtuesi i vinçit ka shfaqur vazhdimisht sjellje agresive dhe madje ka kërcënuar me dhunë gruan e tij. Mbrojtja mohoi akuzat dhe theksoi se mungonin provat për një kërcënim konkret për jetën. Një kalimtar i rastit i cili ka qenë i pranishëm në momentin e krimit ka mundur të dëshmojë në gjykatë kundër drejtuesit të vinçit dhe ka konfirmuar agresionin me veturën dhe kaçavidën.


Gjykata Rajonale e Bielit e dënoi kosovarin 53-vjeçar me 18 muaj burg me kusht dhe 96 gjobë ditore me nga 90 franga, ndër të tjera për rrezikim të jetës dhe tentativë për lëndim të rëndë trupor. Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata për sulmin e dyshuar me kaçavidë.
Edhe pse ishte një kërcënim për jetën, gjykata vendosi kundër dëbimit nga vendi sepse i akuzuari nuk kishte kryer asnjë krim në Zvicër për më shumë se 20 vjet. Aktgjykimi ende mund të kalojë në shkallën tjetër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...