Pas 25 viteve, më në fund FC Prishtina në Ligën e dytë

Date:

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, në ndeshjen barazh të kthimit në mes FC Prishtinës dhe FC Courroux, në stadiumin Bodenweid të Bernës, rreth 3.500 shikues krijuan një atmosferë impozante për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, FC Prishtina. Duke i falënderuar rezultatit të favorshëm nga ndeshja e parë (1:1) dhe disiplinës shembullore të ekipit, FC Prishtina më në fund arriti të inkuadrohet në Ligën e dytë rajonale të Kantonit të Bernës, duke siguruar një rezultat të barabartë 0:0, që i mundëson hyrjen në një rang më të lartë të garave. Lidhur me rrjedhën e ndeshjes, kryetari i FC Prishtina Selami Topalli ka deklaruar enkas për „Shtegu.com“: „Jemi nën ethet e festës së madhe, jemi shumë të lumtur që më në fund arritëm të inkuadrohemi në Ligën e dytë. I përgëzoj bashkatdhetarët e mi që na përkrahën me praninë e tyre të madhe, duke u bërë kështu lojtari i „12“ i ekipit. Uroj që edhe në të ardhmen të vazhdojë përkrahja e tillë, në mënyrë që të mos ndalemi me radhitjen e sukseseve të reja“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...