Focus: Bashkimi Evropian, fajtor për situatën në Ballkan
Frustrimi ekonomik, nacionalizmi në rritje dhe ndejnja se je mposhtur. është një përzierje eksplozive e cila aktualisht është duke vluar në mesin e shteteve të Ballkanit. Për shkenctarin politik gjerman Wolf Oschlies tashmë është e qartë se kush është fajtor për situatën kërcënuese: Bashkimi Evropian.
Ndodhën skena të luftës që gjatë muajit maj, u zhvilluan në qytetin e Maqedonisë, Kumanovë: Policia maqedonase iu kundërvu shqiptarëve të armatosur me granata dhe automatikë, me tanke dhe njësinë speciale „Tigrat“. „Terroristët nga një vend fqinj“, kishte deklaruar ish ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska.
Bilanci tragjik i luftimeve: Së paku 22 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar. Por, jo vetëm në Maqedoni, edhe në vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, në pjesën më të madhe të Evropës Juglindore, tashmë disa muaj është duke u tensionuar situata.
„Në Ballkan gjithkah është duke sunduar zhurma dhe pakënaqësia nga shkaqet, të cilat një njeri i aryeshëm nuk mund t`i kuptojë“, përshkruan situatën e atjeshme përmes „Focus Onilne“, eksperti i Ballkanit, Wolf Oschlies.
Janë konflikte në mes të grupeve popujsh, të cilat Ballkanin po e shndërrojnë ne fuçi baroti. Kufinjtë shtetërorë nuk janë duke funksionuar ashtu sikur kufinjtë territorialë të etnive të ndryshme. Për shembull, shqiptarët nuk jetojnë vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.
Grupet e popujve posaçërisht janë të shtyrë nga mendimet nacionaliste, pohon Oschlies. „Bile edhe pakicat më të vogla të popujve atje kërkojnë shtet personal“, vazhdon shkenctari politik i cili tashmë ka publikuar disa libra mbi shtetet ballkanike.
„Askush askujt nuk ia kursen gjalpin nga buka“, thotë Oschlies. Tashmë kohë të gjatë Kroacia dhe Sllovenia janë duke u zënë lidhur me klufijtë shtetërorë. Është vetëm njëri nga konfliktet e shumtë të cilët janë të pranishëm në Ballkan.
Këtë situatë e vështirëson edhe gjendja e rëndë ekonomike në Ballkan. Shumica e vendeve janë të zhytura në borxhe dhe kjo sjellë një situatë eksplozive.
Fajin kryesor, eksperti i Ballkanit e sheh tek Bashkimi Evropian: „Injoranca dhe paaftësia e politikanëve të BE-së janë arsyet kryesore për thellimin e konflikteve në Ballkan, të cilat së shpejti mund të dalin nga kontrolli“, janë fjalët e qarta të tij. Ai e kritikon BE-në për dy arsye.
Së pari: Evropa kishte bërë premtime boshe. „Tashmë kohëtë gjatë është duke negocuar me shtetet ballkanikë për një anëtarësim të mundshëm në BE, por asgjë nuk është realizuar“, shpalos bilancin Oschlies. Ky fakt është zhgënjyes për këto vende dhe ndikon në destabilizimin e mëtejmë të tyre.
Pika e dytë kritike e Oschlies është shpallja e Pavarësisë së diskutueshme e Kosovës nga Serbia, në vitin 2008. Megjithatë, pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur këtë shtet të pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarët.
Republika e diskutueshme e Kosovës për Oschlies është nyja e problemeve në Ballkan: „Vrasje, plaçkitje: Mesatarja e krimit në vend është shumë e lartë“, deklaron ai.
Ai kritkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës, me anë të së cilës shqiptarët duan të krijojnë „Shqipërinë e Madhe“.
Për të sjellë qetësinë në Ballkan, eksperti kërkon që BE-ja sa më shpejt të negocojë: „BE-ja duhet sa më shpejt të realizojë atë që e ka premtuar – integrimin e mëtutjeshëm të Ballkanit“.
Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për këto vende , por edhe për vetë BE-në. Oschlies është i bindur: „Po që se duam të kemi një Evropë të qetë, atëherë do të duhet t`i ndërlidhim edhe shtetet ballkanike“, përfundon ai.