Kosovari ri që po fiton simpatinë e botës

Date:

Një ngjarje interesante kishte ndodhur këtyre ditëve në Izmir të Turqisë, në turneun “Kupa e Ballkanit” për moshat U11, në ndeshjen gjysmëfinale.
Në ndeshjen Bursaspor (Turqi) – 2 Korriku (Kosovë) , fëmijët nga Kosova barazojnë rezultatin në 1-1 nga goditja e dënimit dhe gjatë festimit të golit, turqit organizojnë lojën duke e kthyer rezultatin në avantazh, në 2-1.
Por, sipas një rregulli të pashkruar të fer plejit, skuadra turke lejon që të barazohet rezultati, duke mos reaguar në sulmin e shqiptarëve.
Për tu bërë edhe më interesant, lojtari i 2 Korrikut nuk arriti ta shfrytëzojë rastin, në $astin kur edhe portieri kundërshtar e kishte lëshuar portën duke lejuar të shënohej goli. Por lojtari I 2 Korrikut e goditi shtyllën, duke u zemëruar tejmase dhe duke u larguar me lot në sy nga fusha.
Megjithatë, me marrëveshje është pranuar goli dhe rezultati është barazuar në 2:2, kurse më pas 2 Korriku ka shënuar edhe një gol për ta fituar ndeshjen.
Prapëseprapë, në finale, skuadra e 2 Korrikut ka shënuar humbje nga ekipi spanjoll, Athletic Bilbao.
Periudhën prej 95 sekondave, me siguri se të rinjtë nuk do ta harrojnë shpejt, shkruan „20 Minuten.ch“. Shikojeni videon më poshtë dhe do të bindeni.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...