Nuk shkon kurrsesi Romeo serb e Xhulieta shqiptare

Date:

Për shkak të kërcënimeve serioze dhe detyrimit, të martën do të fillojë procesi gjyqësor ndaj një familjeje shqiptare nga Kosova. Përmes kërcënimeve, ata u përpoqën ta përfundojnë dashurinë e njërës prej vajzave të tyre, me një djalosh me prejardhje serbe.

Ngjarja të përkujton historinë e Romeos dhe Xhulietës, por për fat të mirë pa epilog tragjik: Prindërit e Adelinës nga Kosova, u përpoqën përmes dhunës ta pengojnë dashurinë e saj që kishte për Aleksandrin nga Serbia. Në aktakuzë thuhet se ata ishin njoftuar në një shkollë të mesme profesionale dhe tek ta kishte lindur një dashuri. Por, prindërit e Adelinës ishin përzier aq shumë në këtë lidhje dashurie, sa që tani duhet të dalin para drejtësisë austriake, shkruan „Salzburg.orf.at“, transmeton „Shtegu.com“ .

Babai, nëna, dy motrat dhe një kushëri, e kishin përcjellur Adelinën gjatë një takimi të saj me Aleksandrin. Pasi që të dy u ulën në veturë, familjarët ishin futur me dhunë në veturë duke u shëtitur rreth 45 minuta nëpër qytet dhe duke iu spjeguar se sa e rrezikshme është lidhja e tyre. Më pas, ata e kishin thirrë edhe babain e Aleksandrit, duke e kërcënuar se djali i tij do të jetojë vetëm edhe 24 orë e më pas do të pritej në fyt. Familja serbe i kishte dorëzuar policisë edhe një mesazh nga videoja, në të cilën shihej një armë gjuetie dhe të cilin e kishin pranuar nga familja shqiptare. Policia i ka kuptuar këto kërcënime si serioze, ndërsa gjatë një kontrolli në banesë, është gjetur vetëm një pistoletë lojë.

Tani, familja shqiptare akuzohet për kërcënime serioze dhe detyrim të rëndë. Po që se shqiptohet dënimi, të akuzuarve u kërcënohet një dënim prej maksimum pesë vitesh burg. Tani për tani ende nuk dihet se si qëndron lidhja e dashurisë midis dy të rinjve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...