Njollosja e shqiptarëve nga qytetarët gjermanë të Dortmundit

Date:

05:15:36          2016-01-31

 

12573187_1097209493644263_8512553873408708336_n

 

 

 

Dhuna që ka eskaluar në rrugët e Dortmundit në Gjermani, nuk kanë të ndalur: Të dielën e kaluar, rreth orës 18.00, në rrugën „Teutoburger Strasse“ në lagjen Dorstfeld, një fëmijë gjerman është ndalur nga dy të rinj, të armatosur me thikë, të cilët nga fëmija kanë kërkuar që t`ua japë biçikletën. I frikësuar dhe i tmerruar, fëmija ua kishte dorëzuar biçikletën. Pas kësaj, prindërit e tij e kishin alarmuar policinë gjermane, e cila ka filluar hetimet e menjëhershme ndaj dy të rinjve, të cilët janë përshkruar sy dy shqiptarë. Edhe pse bëhet fjalë për një plaçkitje perfide, policia gjermane ende nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për shtyp, shkruan „Dortmundecho“, transmeton „Shtegu.com“. Me këtë rast, qytetarët e rrethinës janë pezmatuar në „shqiptarët e dyshuar“, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur reagimet e tyre për këtë sulm ndaj të pafuqishmëve. Publikimi i shpalljes së prindit për sulmin e fëmijës, vetëm në Facebook është shpërndarë 1.852 herë, që do të thotë se jehona e „sulmuesve shqiptarë“ ka marrë dhenë. Vallë a mund të njollosen shqiptarët si sulmues, nga përshkrimi i një fëmije për dukjen e sulmuesve?!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...