Një super talent i ri nga Shkupi që synon të shkëlqejë në futbollin europian

Date:

Bëhet fjalë për një djalosh të ri 18-vjeçar, Ibrahim Shabani, i cili aktualisht po shkëlqen te të rinjtë e KF Shkupi si mesfushoor qendror, me trupin e tij përshtatshëm për një yll futbolli me gjatësi prej 175 cm dhe 66 kg.

Ibrahimi është në fillimin e karrierës së tij dhe është në mesin e atyre lojtarëve premtues në Maqedoninë e Veriut që njihet me aftësinë e tij luftarake në fushë, me një teknikë të shkëlqyeshme dhe që specialitetet e tij janë gjuajtjet nga goditjet e dënimit.

Gjatë këtij gjysmë sezoni, Ibrahimi ka pasur paraqitje mjaft të mira me ç`rast gjatë dhjetë ndeshjeve ka shënuar tre gola, duke bërë edhe disa asiste, duke u shnëdrruar në lojat vendimtar në shumicën e ndeshjeve.

Sa i përket talentit nga Shkupi, interes për të kanë shfaqur disa klube vendore dhe ekipe nga jashtë.

Ibrahimi synon të shkëlqejë në futbollin europian, ndërsa ne mbetemi me shpresë se do t`ia arrijë këtij qëllimi dhe të na bëjë krenarë me paraqitjet e tij në ndonjë klub të famshëm europian.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...