Një e treta e martesave të dhunshme në Zvicër bëhet me të rinjtë shqiptarë

Date:

04:52:42       2015-12-28

 

Në entin e specializuar për martesa të dhunshme „Zwangsheirat.ch“ kohëve të fundit ndihmë janë duke kërkuar edhe meshkujt. Një e pesta e kërkesave janë nga meshkujt e prekur me këtë problem.

 

Martesat e detyrueshme në Zvicër janë të dënueshme. Edhe përkundër kësaj: Enti i specializuar për martesa të dhunshme „Zwangsheirat.ch“, për çdo javë pranon rreth pesë për ndihmë lidhur me martesat e dhunshme. Gjatë sezonit të pushimeve, bile edhe nga nëntë kërkesa, shkruan „Zentralschweiz am Sonntag“, njofton „Shtegu.com“. Shumica e prindërve i marrin me vete fëmijët dhe i martojnë në vendlindje. „Shumica e të prekurve kanë përjetuar një martesë të tillë nëpër vendlindjet e tyre“, ka pohuar Anu Sivaganesan, juriste dhe kryetare e entit.

 
Një gjë tashmë është e qartë: Gjithnjë e më shpeshë nga ky fenomen po vuajnë edhe meshkujt. „Zakonisht, martesa e dhunshme shikohej si problem i gjinisë femërore. Por, edhe të rinjtë tashmë janë nën presion të madh“. Pothuajse një e pesta e kërkesave për ndihmë vijnë nga meshkujt, ndërsa një e treta e tyre janë meshkuj shqipfolës.

 
Sipas një studimi të Entit federal zviceran, të prekur nga martesat e dhunshme para së gjithash janë migrantët nga Turqia, Sri Lanka apo Ballkani. „Kohëve të fundit, janë shtuar kërkesat edhe nga personat që vijnë nga Etiopia apo Eritrea“, deklaron Sivaganesan. Ajo vë në dukje: „Martesat e dhunshme nuk janë çështje të fesë apo prejardhjes. Ato shprehen në shumë qarqe kulturore“.
Se sa persona në Zvicër janë të prekur nga martesat e dhunshme, është e paqartë. Që nga viti 2005, vetëm në „Zwangsheirat.ch“ janë paraqitur 1.031 raste. „Shifra e zezë duhet të jetë shumë më e madhe se sa statistikat tona“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...