Inskenimi me vjershën e vajzës shqiptare për Erdoganin është skandaloz dhe nxit urrejtjen fetare

64 Lexime

Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

Lexojeni:

Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

“Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah

Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte

Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve

Ketu jane pa ze minaret

Vendin qe eshte bere musliman, mos e ler pa musliman o allah

Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah

Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah

Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im

Te dime te dalim kunder armiqeve

Neve mos na ler pa shpirt o allahu in

Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im

Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im

Vendin qe eshte pjekur me muslimane, mos e ler pa muslimane o allahu im”

/Gazeta Tema/