Akuzohet për një vjedhje që nuk e kishte kryer

Date:

Alban Bexheti është shpallur i pafajshëm nga drejtësia zvicerane, por shqiptari ri 17-vjeçar tashmë e kishte humbur punën.

 

Alban Bexheti është shpallur i pafajshëm, edhe pse gjatë dimrit të kaluar djaloshi 17-vjeçar ishte i akuzuar gabimisht për vjedhje nga ish-punëdhënësi i tij, Migros.
Ndërmjet shkurtit dhe marsit, arka e tij e të hollave paraqiste rregullisht mungesë prej rreth 4 mijë frangash në shitoret e Bussigny dhe Avenue De La Harpe në Lozanë. “Çdo herë i tregoja menaxherit”, përkujton Albani. Megjithatë, dyshimet u kthyen shumë shpejt kundër tij.

E pyetur për këtë çështje, menaxhuesja e Migrosit Vaud nuk ka pranuar të japë versionin e saj të ngjarjes. “Gjykata ka lëshuar vendimin e saj”, thekson zyrtarja për komunikim, Aurélie Murris. Kjo e fundit, megjithatë thekson faktin se ankesa ishte paraqitur kundër një personi të panjohur, dhe se nuk kishte për qëllim të vërë në shënjestër në mënyrë specifike Albanin. Zhdukja e të hollave nga arkat nuk është “një problem që ndodh shpeshë në Migros”, shton ajo. Megjithatë, Migrosi refuzon të japë shifra mbi numrin e ankesave që dorëzon çdo vit për raste të tilla.

Më 11 mars, një ankesë është parashtruar nga ana e kooperativës Migros. Dy ditë më vonë, policia ka kryer një kthim në shtëpinë e djaloshit të ri pa gjetur asgjë inkriminuese. I njëjti rezultat doli edhe gjatë kërkimeve policore të kryera në dollapin e tij të punës. “Shefi im as që më ka paralajmëruar për këto hetime”, shpjegon me keqardhje Albani. “Kjo nuk është një formë elegante për një të rritur… ”

Në dy seancat e tij para gjykatës, Alban Bexheti ka shqiptuar disa herë pafajësinë e tij. “Unë nuk isha i vetmi që punoja me këtë arkë”, këmbëngul ai. Megjithatë, Albani nuk ka përjashtuar kurrë ndonjë gabim numërimi. Për shkak të mungesës së provave, gjykata e të miturve e ka liruar djaloshin nga të gjitha akuzat më 3 gusht. Shumë vonë: Migrosi ndërkohë e kishte dëbuar nga puna që nga 6 qershori. “Unë jam i zhgënjyer, sepse ata as nuk pritën për të parë nëse unë kam qenë fajtor apo jo. Më në fund, unë u shkarkova nga puna pas akuze një vjedhje që nuk e kam kryer”. Për adoleshentin, ky nxitim shpjegohet: “Unë nuk kaloja mirë me një nga menaxherët e punës”.

Ndërkohë, Alban Bexheti ka rifilluar profesionin e tij në një vend të ri. Aty ai ndihet shumë mirë. /Shtegu.com/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...