Në shenjë përkujtimi: Gazetari shqiptar që më së shumti i qëndroi afër Florijanës

Date:

19:46:45                       2019-07-02

 

 

Humbëm një vajzë shembullore, një sportiste ambasadore, një bijë që na bënte krenare me veprat e saja.

Futbollistja Florijana Ismaili nuk jeton më, të gjithë e humbëm një shpirt dhe fytyrë të qeshur e pozitive. Ndjej një dhimbje të madhe dhe një shprastirë që na e la Flori Jonë, te gjithëve neve që e njohëm

E njoha vonë, pasi erdha në Zvicër, e njoha nga suksesi që bënte në çdo ndeshje dhe takim, me Zvicrën dhe BSC Young Boys-in.

Për Florin kishte për të shkruar me bollëk, sepse bënte ajo ishte kapitene dhe lidere e vërtetë e ekipeve të saja.

Gjithmonë u përgjigjej pozitivisht kërkesave për intervista dhe deklarata, për mua do të mbetët shembulli më i mirë se si duhet të bashkëpunohet, tash e tutje është një boshllëk që s’plotësohet, sepse kështu dinte dhe ishte edukuar vetëm Florijana.

Kam shkruar për sukseset e saja, saherë, ashtu vini fjalët dhe gishtat shkruanin menjëherë për këtë Flori që s’do ta kemi më midis nesh.

Nga e shtuna s’kam besuar se ajo shkoi dhe neve po na le me një dhimbje, si familje, shoqëri, si Komb.

Zoti i madhërishëm e shpërbleftë me Xhenet, Florijanën.

Familjes Ismaili, Zoti ua dhashtë forcën dhe durimin nga kjo sprovë.

 

Kasam Selimi, Bernë

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...