Ekipi i Young Boys formon një zemër në përkujtim të Florijanës së ndjerë

Date:

19:22:57                2019-07-02

 

Futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili të shtunën ishte zhdukur në thellësitë e liqenit Como. Pasditen e së martës erdhi lajmi i kobshëm, trupi i saj i pajetë është gjetur. Që në mëngjes, ekipi i saj futbollistik priste për lajmin më të rëndë. Skuadra e saj formoi një zemër si mbështetje për familjen.

Florijana Ismaili, ylli i Young Boys-it nga Berna, tashmë nuk është në mesin e të gjallëve. Polumbarët kanë gjetur trupin e saj të pajetë në rreth 204 metra thellësi të Liqenit të Comos. Pak kohë më parë, klubi i saj YB filloi një veprim solidariteti, informon Shtegu.com. „Jemi në pritje të më së keqes“, është shkruar në një komunikatë të ekipit.
Ekipi i parë i meshkujve dhe stafi i Young Boys-it, kanë formuar një zemër në kampin e stërvitjes në Fügen në Zillertal në përkujtim të Florijanës, familjes së saj dhe miqve të saj.

Klubi më tej thotë se ata janë në kontakt të ngushtë me të afërmit e Florijanës dhe u kanë dhënë atyre mbështetjen më të madhe të mundshme. Një delegacion i vogël i YB-së dhe SFV-së ka udhëtuar për në Liqenin e Como për të ndihmuar familjen.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...