DIMAL BASHA: Diçka per berberat
21:01:00 2019-07-02
Kur shkon s’pari, t’vesin qysh po do, edhe t’ngojn si me kane far doktorri. Diten e pare, me ni perkujdes t’hatashem te ndreçin tu t’vet cilen kime ma shume, cilen ma pak. T’knaqin llaf e muhabet edhe t’qethin qaq kadale qe marrin gati 45 minuta, qe edhe me kane per ngut t’thone, “jaaaa, puna pune. O ka me t’ndreq mire, o s’ban ndryshe se tani thojne ‘filani s’ia paska ndreq mire.” Hajde Allah shyqyr qe paske me m’knaq.
Kur t’bahet 3 muj, veq martohesh me ta. Si t’ulesh veq t’vet, “si gjithe a?” Po i thu, si gjithe. Edhe veq kur t’ia nis sipas deshires, qe s’ka lidhje me ate kujdesin e dites pare. T’qeth gjys qysh ia merr mendja, gjys qysh jeni marre vesh ne fillim, edhe ban muhabet 90% kohes, kurse t’kryn per 10 minuta. M’doket qe e kane ni pershtypje qe ma me randsi o me na ba muhabet, se me naj pre flokte
Tash bahet problem se ngushtohesh m’i thane mas 2/3 muje qe, “ustah, hiç bre s’je n’ato vijat qe e pate nis.” Rri si n’ër buze dyqysh, po s’ka dreq qe e nxerr fjalen prej gojes m’i thane, edhe vazhdon rrin qaty t’u t’ardh keq sa here t’ulesh. Dyqysh si puna borxhlis, t’ka borxh ama ma shume ngushtohesh ti me ia lyp, se ai qe t’ka borxh 🙂
Ma shkurt, raporti me berberin t’bahet si me gru. N’fillim si muj i mjaltit, kejt surpriza tu msu prej njani tjetrit sene t’reja per cdo dite, dhe krejt me ni kujdes dhe vemendje maksimale, tani mas 3 muje llaf e muhabet si me kane vlla e moter 😛
Pak hajgare. Qe tash pak ma seriozisht 😛
Mas kejt ksaj qe e thash, duhet me shtu qe berberat ne Kosove jane njerezit qe punojne me çmimet me t’lira ne bote, qe mendoj ndikon ne kohen dhe performancen e tyne. Mos t’baj krahasim me grate, qe kurre s’pshtojne n’ër 50 Euro, a na me 4€ presim mrekulli, a me 50€ nuk na kushton m’u qeth rrafsh per 1 vjet.
Cka me ba?
Mendoj qe duhet me rrit çmimin, psh 8€, edhe kshtu ki ma pak kliente, po i kushton ma shume randsi e kujdes. Kjo fillimisht mundet mu ba veq nese mirren vet berberat vesh mes vete, se çmimet i kane pertoke. Ka bile do myshteri t’merzitshem qe i shoh kanihere qe me 4 Euro presin m’i la, m’i shperla, me i ba masazh, edhe veq cka s’lypin edhe faturen e rrymes me jav pagu me qato pare. Banja 8 edhe ki kohe me ia ngu muzikat tani.
Perndryshe dashni per berberat ma t’nenpagum ne Bashkesine Evropiane.
Huazuar nga profili në Facebook: Dimal Basha