Ndodhë edhe kjo: Pikëpagesa e autostradës austriake zbulon dy kosovarë ilegalë

Date:

Një shtetas kosovar kishte tentuar që të transportojë ilegalisht dy bashkëkombas nga Hungaria, nëpër Austri, për në Itali. Tani ai është arrestuar dhe gjendet në paraburgim në Klagenfurt.

 

Gjatë të mërkurës, rreth orës 11.30, një shtetas kosovar është ndaluar nga policia në Kärnten, pasi dyshohet se ka dashur të transportojë ilegalisht dy bashkëkombas të tij, një 26 dhe 17-vjeçar, të cilët ilegalisht kanë qëndruar në zonën e Schengenit, shkruan e përditshmja austriake „Kleine Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“. Ai i kishte marrë kosovarët e rinj në lokacionin hungarez në Nickelsdorf, duke dashur që t`i transportojë përmes Austrisë për në Itali. Diku rreth 400 metra pa arritur në pikëpagesën e autostradës, ai e ndalon veturën dhe nga ajo zbresin dy kosovarët. Më pas, ai ka vazhduar udhëtimin.

Një organ kontrolli i pikëpagesës e kishte vëzhguar mirë situatën dhe e lajmëron menjëherë policinë, ndërsa kosovarin me veturë e ndalon. Ai u arrestua nga policia austriake, nën dyshimin për trafikim të personave ilegalë. Dy kosovarët tjerë ishin larguar nga territori austriak, por pas informatave të kolegëve nga Austria, policia italiane kishte arritur t`i ndalojë edhe ata.
Policia është duke punuar në ndriäimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...