I shpëton vdekjes në sekondën e fundit (video shqetësuese)

49 Lexime

Gjatë të martës, në stacionin e trenit në Liestal të Zvicrës ka ndodhur një zënkë e pazakonshme, me ç`rast njëri nga ta rrëzohet në binarët e hekurudhës. Vetëm disa sekonda më pas, atypari kalon një tren.

 
Mbrëmjen e së martës, në Liestal të Zvicrës ka ndodhur një zënkë e pazakonshme në mes të dy personave. Duke e shtyrë njëri-tjetrin, njëri prej tyre ka rënë në binarët e hekurudhës. Në momentin e fundit, viktima 29-vjeçar u tërhoq përsëri në tokë, nga autori 34-vjeçar. Vetëm disa sekonda më pas, atypari kalon një tren.

 

 

Siç bën të ditur portali „20 Minuten.ch“, ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia zvicerane. Treni në relacionin Bazel-Lucern është dashur të frenojë shumë shpejt. Bëhet fjalë për dy zviceranë, të cilët më vonë janë zbuluar nga policia dhe ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal, për shkak të veprës penale „pengim i komunikacionit publik“, ndërsa njëri prej tyre edhe për veprën penale „rrezikim i jetës së personit“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

http://www.20min.ch/videotv/?vid=449544&cid=2