Ndeshja Shqipëri-Serbi

Date:

Kur një muaj na ndanë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, zhvilluar sot një takim me ambasadorin serb në Tiranë.

Takimi u zhvillua në kuadër të masave dhe të organizimit të ndeshjes, që do të zhvillohet më 8 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena“. Në fjalën e tij pas takimit, Duka u ndal në përgatitjet për këtë ndeshje, e cila është ndër më të ndjeshmet për dy tifozeritë dhe kombet.

Ambasadori serb: Besojmë në mirëpritjen shqiptare

Pas përfundimit të tij, ambasadori serb dhe Presidenti i FSHF-së, u janë përgjigjur interesimit të mediave.

“Ishte kënaqësi që u pritëm në këtë takim në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sigurisht biseduam për ndeshjen e ardhshme mes dy kombëtareve tona. Kemi besim tek institucioni i futbollit shqiptar dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mjaft mirë, në këtë ndeshje. Falenderoj Presidentin Duka për pritjen dhe angazhimin e tij”, u shpreh ndër të tjera ambasadori i Republikës Serbe në Tiranë, Miroljub Zariç.

Duka: Nuk kemi frikë nga dronët

I pyetur për ndonjë dron të radhës, por këtë herë në “Elbasan Arena”, kreu i FSHF-së Duka theksoi se, atë më shumë e trembin “joshqiptarët”. Megjithatë Duka deklaroi se ka besim që çdo gjë do të shkojë shumë mirë. “Nuk kam frikë nga dronët, por nga “joshqiptarët”. Kam besim në eksperiencën e FSHF-së. Kam besim se gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh Duka.

Ai theksoi se me rëndësi për mbarëvajtjen e ndeshjes është bashkëpunimi. “Ky ishte një takim me karakter informues, në lidhje me ndeshjen e ardhëshme Shqipëri –Serbi. Shkëmbyem informacione të nevojshme dhe biseduam në frymën e bashkëpunimit, në mënyrë që të kalojë sa më mirë zhvillimi i saj. Kemi një muaj që kemi nisur punën në lidhje me organizmin e kësaj ndeshjeje. Unë kam bindjen se gjithçka do të shkojë mirë dhe i bëj thirrje të gjithëve, që të na mbështesin për këtë. Tifozët shqiptarë, nuk kanë qenë asnjëherë problematikë si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Duke bashkëpunuar, do të arrijmë që gjithçka të kalojë pa problem”, u shpreh Duka.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...