„Pasha fikun dhe ullirin“
Keshtu fillon sureja „Tin“ e Kur’anit Fisnik, ku All-llahu i Lartësuar betohet në këto të mira dhe begati që ia dhuroi njerëzimit.
Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet.
Fiku (arab. Tin; lat. Ficus carica) është një frutë e këndshme, e cila në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.
Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut.Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Në 100 gr. fiq gjenden 270 kalori.
Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.
Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.
*Përdorimi i brendshëm
Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.
*Përdorimi i jashtëm
Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni(lengu) i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.
Për ulcerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.
Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë, prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmët. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike. Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkave. Megjithatë, ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave. Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove.
*Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethe të freskëta dhe zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët.