Na falni, por Shaqiri padashje ka shënuar gol

Date:

07:33:20        2015-12-30

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Evertonit duke shënuar dy gola. Por, njëri nga golat e tij ka nxitur debate të shumtë.
Stoke City ka fituar si mysafir kundër Evertonit nënjë krimi ndeshje, me rezultat spektakolar 4:3. Lojtari i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri me dy gola të shënuar. Goli i avansimit për 1:0 në minutën 16`ishte goli i tij i parë në Ishull. Ishte një gol me ç`rast Shaqiri vetëm e ka shtyrë topin në rrjet pa ndonjë mund të madh. Por, goli i tij i dytë për avansim të rezultatit 2:1 ishte një vepër e shkëlqyer, para pauzës. Pas një krosimi të mrekullueshëm nga një bashkëlojtar, Shaqiri e tundi rrjetin në mënyrë madhështore nga ana e djathtë. Një gol ëndërrash.

Pas ndeshjes Shaqiri ka deklaruar se ai ka tentuar të shënojë një gol të mrekullueshëm dhe në këtë ide ka pasur sukses. Por, ekspertët e futbollit anglez e kanë parë golin e tij nga një kënd tjetër, njofton „Shtegu.com“. Ish futbollisti i Kombëtares angleze, Alan Shearer është i mendimit se lëvizjet e tij trupore dëshmojnë se ai ka pasur për qëllim që ta krosojë topin në mes. Edhe Ian Wright dyshon: „Na falni, por ai padashje e ka shnëuar golin“.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...