Muzafer Ejupi nuk ka të ndalur në futbollin kroat

Date:

Sulmuesi shqiptar nga Shkupi, Muzafer Ejupi ka qenë njeriu i takimit në fitoren e Slaven Belupos 2:0 kundër ekipit të Zadarit. Ndeshja filloi me një orë vonesë për shkak të motit të lig, ndërsa është për tu veçuar se gjatë kësaj ndeshje, nga futbolli altiv u largua golashënuesi më i suksesshëm i të gjithë kohëve në Kroaci, Davor Vugrinec, me 146 gola të shënuar. Njëzetegjashtëvjeçari Ejupi në minutën 30` pranoi bukur topin në zonë dhe me një të djathtë të fuqishme i dha skuadrës së tij epërsinë 1:0, ndërsa Zadarit i paralajmëroi shuarjen e shpresave për mbijetesë. Në minutën 81` shkupjani pret mirë një top të kthyer para portës dhe në rrëshqitje përcjell topin në rrjetë për rezultat 2:0. Me dy golat e mbrëmshëm Muzafer Ejupi çon në pesë numrin e golave të shënuar këtë sezon në elitën e futbollit kroat, ndërsa me skuadrën e tij kanë siguruar kohë më parë mbijetesën. Me humbjen e djeshme Ekipi nga Zara përshëndetet nga Liga e Parë. Për Ejupin ky është gjysmësezoni i parë në Kroaci, pasi te Slaven Belupo u transferua në janar pas ndërprerjes së kontratës me Songkhla Junajted të Tajlandës. Paraprakisht ai ka luajtur me Horizont Turnovën, Shkëndijën e Tetovës, Metalurgun dhe Vardarin në Maqedoni, ndërsa kishte aventura të shkurtëra me Skënderbeun e Tiranës dhe Kartalsporin në Turqi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...