Tre orë pritje për t`i prerë flokët në Zvicër

Date:

Të gjithë e kërkojnë Sherif floktarin

Gjatë fundjavës, salloni i floktarisë i shqiptarit Sherafedin Memedi shndërrohet në një pikëtakim të klasës së lartë
Është e pamundur që të shtyhet dera, tetë deri dhjetë burra në dhjetë metra katrorë. Tek karriga e parë e punës qëndron Sherafedin Memedi duke punuar si flokëtar, nofka e të cilit është „Sherifi“. Të gjithë janë ulur nëpër karrige, përderisa një tjetër karrige e punës qëndron e zbrazur, pa floktar tjetër. „Kjo nuk do të kishte kuptim, pasi të gjithë dëshirojnë tek Sherifi“, pohon somalezi Ali Jabril, për të përditshmen zvicerane „Der Bund“, i cili për çdo javë e viziton Sherifin.
Mega, kështu quhet salloni i floktarisë në qendër të Bernës, të cilin e udhëhehqiun së bashku Sherafedin Memedi dhe Eroll Mehmeti. Sherafedini punon në përdhese, ndërsa Erolli në bodrum. Sherafedini ka ardhur në Zvicër që në moshën 14-vjeçare nga qyteti i Gostivarit në Maqedoni dhe tani jeton në lagjen Bümpliz, 35-vjeçar, i martuar dhe prind i dy fëmijëve. Salloni është i zhurmshëm, të rinjtë i këmbejnë fjalët njëra pas tjetrës, dikush pi kafe, të tjerët pije energjike. Njëri ha sanduiç, një tjetër troket me gisht në monitorin e celularit.
Tek floktaria Mega nuk ka kohë të caktuar për t`i prerë flokët. Ai që dëshiron të qethet nga Sherifi, duhet ta dijë vetë se a ka ai kohë të mjaftueshme për tu përkujdesur, apo jo. Gjatë të enjtes apo të premtes, koha e pritjes zgjatë dy deri në tre orë, ndërsa nuk mungojnë edhe klientët zviceranë.

Sherifi punon zakonisht gjashtë ditë në javë, nga ora tetë e mëngjesit deri në orët e vonshme të mbrëmjes, pa ndonjë pauzë gjatë orarit të punës. Ndonjëherë e ha ndonjë sanduiç ashtu në këmbë, apo shpejt e shpejt e pi ndonjë cigare në rrugicë. Çmimi për një prerje flokësh është 25 franga zvicerane, që për rrethanat vendore është shumë lirë dhe pa përfitim. Por, Sherifi për një orë i shërben tre klientë. „Kur një floktar zviceran për një prerje flokësh t`i kërkon 50 franga, ndërsa shërbimi i tij zgjatë 45 minuta dhe plus kësaj edhe një kafe, atëherë unë fitoj më shumë“, deklaron Sherifi. Si duket, arkëtimi i pagesës në sallon është në radhë të dytë, pasi Sherifi aq shpejtë i merr të hollat, i futë në arkë dhe përnjëherë e kthen mbetjen tjetër, njëkohësisht duke e shërbyer klinetin tjetër. Bakshishe nuk ka edhe aq shumë, por ato që i fiton, ai i qerasë klientët me kafe dhe Redbull. Për dallim nga Mega, tek floktarët zviceranë mbretëron një atmosferë krejtësisht ndryshe dhe shumë më e qetë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...