Gazetari i sportit Iljasa Abazi apelon sportistët shqiptarë të ndihmojnë „Lagjen e Trimave“ (VIDEO)

Date:

Gazetari dhe redaktori i sportit pranë Televizionit Hana nga Kumanova, Iljasa Abazi, fton të gjithë sportistët shqiptarë, e sidomos futbollistët tanë që luajnë në Evropë e veçmas ata në Zvicër, Gjermani, Austri dhe në shtetet tjerë, që të ndihmojnë familjet e dëmtuara në „Lagjen e Trimave“ në Kumanovë.

„Nuk mund t’ua shërojmë dhimbjen shpirtërore, por t’ua lehtësojmë kemi mundësi. Le ta mendojnë në familjet e tyre sikur të kishin qenë nga kjo lagje, si do ta ndjenin veten ata? Pa e menduar në vetvete nuk mund ta kuptojmë gjendjen e tyre. Sa do që të jetë shuma e vogël, për ata është e madhe sepse me këtë u tregohet atyre se nuk jeni të vetmuar por keni vëllezërit tuaj që solidarizohen me juve“, thotë gazetari Iljasa Abazi.

Ashtu si ditëve të tjera, edhe sot vizitova „Lagjen e Trimave dhe Shtabin e Emergjences , i cili ishte formuar nga persona mu nga kjo lagje. Ata na njoftuan se shumë familje të dëmtuara nga kjo lagje janë vendosur tek familjet e afërta të tyre, ka theksuar gazetari i sportit pranë Televizionit Hana nga Kumanova.

Ndërkaq kryetari i Shtabit të Emergjencës në „Lagjen e Trimave“, Shaban Demiri njofton se: 67 shtëpi janë të shkatërruara, kurse 127 familje janë të dëmtuara. Familjet e dëmtuara janë të vendosura tek farefisi dhe te të afërmit e familjeve të tyre, thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=WcE4899haiw

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...