Muhaxheri ndërron identitet, quhet Boban Depiq?!

43 Lexime

Lavdrim Muhaxheri, që thuhet se është koka e të rekrutuarve shqiptarë në radhët e ISIS-it, ka ndërruar identitet: ka marrë një emër serb, është pajisur me pasaportë nga një shtet fqinj me Kosovën (por nuk dihet nëse nga shteti serb), si dhe është martuar me një grua dibrane burri i së cilës është vrarë në Siri. Ai tashmë quhet Boban Depiq. E, kjo e dhënë vjen nga një burim, pjesë e kontingjentit ndërkombëtar të sigurisë së në veri të Kosovës, i cili informon për portalin tesheshi.com. Ky burim iu referohet të dhënave nga shërbimet e fshehta të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

 

 

Sipas këtij burimi, dyshohet që Lavdrim Muhaxheri, gjatë verës që po lëmë pas, për rreth një muaj ka qëndruar në Serbi, pranë kufirit me Kosovën.

 

 

Për me tej, burimi informon se një numër i caktuar i shqiptarëve që janë shpallur në media të ndryshme se janë vrarë në Siri, janë gjallë e vazhdojnë të jetojnë dhe të luftojnë krah Lavdrimit. Sipas tij, këtë e dinë edhe një pjesë e familjarëve të tyre të cilët edhe kanë hapur derë për kryeshnosh.

 

 

Burimi shton se janë shërbime të shteteve jomiqësore me Kosovën ato që përkrahin materialisht dhe financiarisht grupet ekstremiste, si dhe disa pjesëtarë që tashmë janë të identifikuar si terroristë, siç është rasti i Lavdrim Muhaxherit.

 

 

“Interesi i shteteve që e rrethojnë Kosovën e që nuk janë miqësore me të, është që sa më shumë Kosovën dhe popullatës e saj ta paraqesin si shtet që rrit terroristë, duke e akuzuar atë nëpër institucionet ndërkombëtare se Kosova është vend burimi i terrorizmit ndërkombëtar”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.