Miss Kosova kandidate e CVP-së për Konfederatën zvicerane

Date:

Partia zvicerane CVP dega në Bernë, ka nominuar një bukuroshe kosovare për zgjedhjet parlamentare. Kosovarja Kështjella Pepshi (28) beson se përvoja e saj si modeliste do t`i ndihmojë edhe në politikë.

 

Paraprakisht, Kështjella Pepshi ishte angazhuar për kurorën e më të bukurës, ndërsa ajo tani dëshiron një karrige në instancën më të lartë shtetërore zvicerane.

 

Kosovarja 28-vjeçare do të kandidohet për Partinë CVP, dega e Bernës, shkruan e përditshmja zvicerane „NZZ“. Ajo edhe më tej mbetet e lidhur ngushtë me vendlindjen: Para pesë vitesh ishte zgjedhur për Miss Kosovarja, ndërsa në të njëjtin vit, arriti deri në gjysmëfinale të Miss Bernës.

 

Nga ana tjetër, princeza e bukurisë në politologji është vetëm fillestare. Në Kosovë, ajo është anëtare e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, por ende nuk ka pasur ndonjë post të veçantë në këtë parti.

 

Kështjella mendon se jo vetëm kosovarët, por edhe zviceranët do të votojnë për te. Me angazhimin e saj politik, ajo dëshiron t`i revanshohet vendlindjes së saj të re, t`ia kthejë një lloj borxhi, kishte deklaruar kohë më parë për „dialogplus.ch“. Fundja, ajo e kishte zëvendësuar Kosovën për Zvicrën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...