Micheline Calmy-Rey 70 vjeçe, por si nuse me tel

Date:

Me pamjen e saj grandioze, ish kryetarja e Konfederatës zvicerane Micheline Calmy-Rey e kishte përfunduar mandatin e saj në periudhën 2003 – 2011. Ajo ishte e njhour për veshjet e saj ekstravagante, ndonjëherë të vlerësuara për mirë, por ndonjëherë edhe debatuese. Gjatë ditës së mërkurë, ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 70-të dhe gjatë mandatit të saj, ajo ka qenë shpeshëherë temë e dukjes së saj të jashtzakonshme. Mu për këtë, ajo ishte shpërblyer në vitin 2011 me „Glory Style“ nga „Glanz & Gloria“, ndërsa shpërblimin e kishte pranuar personalisht.

 
„Pasqyra e veshjes dëshmon se kush jeni në të vërtetë“, kishte deklaruar në atë kohë Micheline Calmy-Rey. „Është shumë me rëndësi që personalitetit t`i qëndrohet besnik. Çdokush më thotë se kam një personalitet të çeliktë dhe stili im ndërlidhet me te“.
Se si e ka festuar ditëlindjen Calmy – Rey, ende nuk ka informata më të hollësishme. Por, me siguri me shumë stil. Sidoqoftë, Micheline Calmy-Rey do të mbetet një mike e shqiptarëve, pasi asnjëherë nuk ngurroi që atyre t`ua shtrijë dorën, duke u angazhuar personalisht në aspektin humantar, diplomatik e deri tek ai ushtarak, me angazhimin e trupave të Sëisscoy-it përkrah forcave të NATO-s në Kosovë për t’i kontribuar paqes dhe stabiliteit në rajon.

 
Me iniciativën e saj dhe me vendosmëri Micheline Calmy-Rey ishte e angazhuar seriozisht me avancimin e statusit të Kosovës, duke u deklaruar në vitin 2005 në favor të Pavarësisë së Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-së , Micheline Calmy – Rey ka kontribuar në mënyrë vendimtare për njohjen e Kosovës në vitin 2008 si shtet i pavarur dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Micheline Calmy – Rey mbrojti njohjen e shpejtë nga Zvicra të Pavarësisë së Kosovës.

 
Urime pra ditëlindja e 70-të e nderuara mike e shqiptarëve !!!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...