Zhargonizëm interesant sportiv i Reshat Ibrahimit

Date:

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përpos bisedave zyrtare me kancelaren gjermane Merkel, ka shfrytëzuar rastin ta disponojë edhe më tej ambinetin duke kaluar në tema sportive, pasi i tregoi kancelares Merkel dashurinë e madhe që shqiptarët kanë për futbollin gjerman.
Rama tha se shqiptarët më shumë gëzojnë kur fiton Gjermania se Shqipëria në futboll, dhe për më tepër kur Gjermania fiton kampionatet, ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet.

 

„Kancelare, ne s’kemi koalicion të madh në Shqipëri me partinë simotër të CDU-së, po mos u shqetëso, sepse kur Gjermania fiton kampionatet, ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Madje, besoj se ne përbëjmë një përjashtim unikal në Europë, sepse kur në nëntor të vitit 1983 u luajt në Saarbrucken, një ndeshje e famshme në grupin eliminator mes kombëtares tonë e tuajës dhe juve gjermanëve ju duhej medoemos fitorja për të vazhduar më tutje, shqiptarët këtu u hodhën përpjetë nga gëzimi, kur Shqipëria hëngri gol në minutat e fundit dhe humbi ndeshjen“, tha Rama.

 

Vetë kancelarja gjermane u pa teksa buzëqeshte ndërsa dëgjonte fjalimin e kryeministrit Rama për tifozët shqiptarë të futbollit gjerman

 

Nga ana tjetër, redaktori sportiv i gazetës „Lajm“ në Maqedoni, Reshat Ibrahimi, në faqen e tij të Facebookut është përkujdesur që ti disponojë fansat duke postuar këtë përmbajtje me zhargonin e tij të njohur sportiv:

 

„Kancelarja e Gjermanisë, zonja Merkel është e interesuar seriozisht të investoj në dy Kombëtare: Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ambiciet e saj janë t’i bëjë kampione në Ligën e Ballkanit.

 

Në njërën prej fotografive shihet qartë se si zonja Merkel duket t’i ketë thënë trajnerit Edi Rama se Shqipëria historikisht ka pasur lojtarë shumë të mirë, të cilët me golat e tyre kanë vendosur ndeshje të rëndësishme, madje edhe finale!

 

E sa do t’ia arrijë qëllimit do të varet shumë nga taktikat që do të zbatojnë trajnerët e të dy skuadrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa në fushën e lojës“!

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...