Mirsad Berisha i gatshëm tu dalë në ndihmë azilkërkuesve

Date:

Pasi vetura me autotarga të Serbisë, në vitin 1990 kishte hyrë në territorin e Kroacisë, gjithçka kishte ndryshuar. „Për herë të parë prindërit e mi e kishn ndjerë erën e ksenofobisë“, rrëfen Mirsad Berisha për „Weser Kurier“. Babai dhe nëna e tij menjëherë e kishin kuptuar se në Jugosllavinë shumëkombëshe do të shpërthejë lufta. Para se të shpërthejë fuçia e barotit në Ballkan, familja Berisha kishte ardhur në Gjermani. Mirsadi 18-vjeçar ka lindur në Twistringen të Gjermanisë, por vendlindjen e prindërve të tij, shtetin e sotëm të pavarur Mali Zi, ai e njehë vetëm nga pushimet. Shqiptari i ri tashmë disa javë është duke u angazhuar si përcjellës i refugjatëve në qendrën strehimore në Twistringenen, pasi gjithnjë ka parasysh prejardhjen e tij prej migranti.
„Nuk e di si më ra në duar një fletushkë e Caritasit. Dhe mendova: Uh sa bukur, unë do t`ia filloj“, vazhdon Mirsadi. Nga rrëfimet e prindërve se sa rëndë e kanë përjetuar që në Gjermani të jesh i huaj, ai ka vendosur që të tjerëve diçka tu ofrojë, të angazhohet si përcjellës i refugjatëve. Një herë në muaj ai takohet me shoqëruesit e tjerë të Caritasit. Mirsadi është i kënaqur që për veprimtarinë e tij, përparësi është që ai e njehë edhe një gjuhë tjetër. Nga fundi i muajit maj ai do të asistojë pranë autoriteteve gjermane si përkthyes për një familje katëranëtarëshe nga Maqedonia. „Këta janë refugjatët e parë për të cilët unë do të përkujdesem si shoqërues refugjatësh“, i gëzohet kësaj nisme Mirsadi. Edhe pse Maqedonia është shpallur si shtet i sigurt, ai situatën e sheh shumë kritike, pasi aktualisht, në Maqedoni ka shumë tollovi. Ai i referohet një të njohuri të tij, i cili flet për „luftë“ në rrugët e Kumanovës. Situata në vendin i cili ka një të katërtën e popullatës shqiptare është e tensionuar në shkallë ekstreme.
Maturanti, i cili gjatë verës do t`ia fillojë trajnimit te një bankë popullore në qytezën Bassum, nga përvoja e tij e di se sa e rëndë është jeta në dhe të huaj. „Tek unë dallohet prejardhja nga migranti. Nuk është ndjenjë e këndshme, kur si i riu i vetëm nuk ftohesh në festën e ditëlindjes së fëmijëve. “, rrëfen Mirsadi. Por, për fat të mirë, këto kohë tashmë i takojnë të kaluarës. Prindërve të mi këtu në Gjermani u kishin ndihmuar. Edhe unë dua tu ndihmoj refugjatëve të cilët vijnë në Tëistringen“, shprehet me bindje Mirsadi. Po që se bëhet fjalë për ndonjë familje nga Maqedonia, Mirsadi do të marrë si përforcim edhe një partner të gjinisë më të bukur. është me rëndësi që gjatë bisedës, si meshkujt, po ashtu edhe femrat të kenë një partner të barabartë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...