Hapet fabrikë amerikane në Gostivar

Date:

Lear Corporation, një furnizues kryesor global i karrigeve dhe sistemeve elektrike të veturave, sot i ka bërë publike planet e saj për hapjen e një fabrike për industrinë e automobilave, në prodhimin e karrigëve të veturave, në Gostivar të Maqedonisë gjatë kësaj vere. Lear i furnizon të gjithë prodhuesit kryesorë të automobilave në Evropë dhe repartin e saj fillimisht do ta hapë me treqind të punësuar, me ç` rast kapacitetet e saj do të përqendrohen në prerjen dhe qepjen e lëkurave dhe pëlhurave, me tendencë që më pas të zgjerohet edhe më shumë. „Duke pasur parasysh sukseset e Lear, kemi kënaqësinë që afarizmin tonë ta zgjerojmë edhe në Maqedoni. Kemi planifikuar që deri nga mesi i vitit të ardhshëm të ndërtojmë një fabrikë në rajon“, ka deklaruar Jeneanne Hanley, nënkryetar i repartit „Global Trim and Craftsmanship“ te Lear. “E vlerësojmë së tepërmi bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve, posaçërisht pasi bëhet fjalë për hapjen e një reparti të parë në Maqedoni“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...