Ramazani në Zvicër: E tmerrshme, e ëma rrezikon fëmijën për agjërim

106 Lexime

Nga fundi i muajit qershor, në Lozanë të Zvicrës, gjatë një aktiviteti në natyrë, me klasën e saj, një nxënëse nuk e ka ndjerë veten mirë. Mësuesit kanë dashur t`i japin ujë, por nxënësja ka refuzuar, duke mos dashur të ndërpresë agjërimin. Më pas, ata e kanë thirrur edhe t` ëmën e nxënëses, por edhe ajo është përgjigjur negativisht. Më në fubd, mësuesit detyrohen ta thërrasin një imam për ta bindur vajzën se duhet të pijë ujë, shkruan „20 Minutes.ch“.

 

Pas kësaj ngjarje, autoritetet shkollore i kanë ngritur masat për të parandaluar raste të ngjashme. Me këtë rast, drejtori i shkollës Philippe Martinet, ka kontaktuar një imam për të bashkëpunuar dhe për tu këshilluar në mënyrë që raste të ngjashme të mos përsëriten. „Fundi-fundit, ne nuk kemi nevojë për të thirrur këto shërbime fetare, por këtë gjë e bëjmë për të përforcuar marrëdhëniet për një jetë më të mirë të përbashkët, pasi në Lozanë jetojnë rreth 110 nacionalitete“, ka spjeguar Philippe Martinet.

 

„Arsimtarët janë të obliguar të ndërmarrin të gjitha masat për të ruajtur integritetin fizik të nxënësit“, ka përkujtuar Julien Eggenberger, nga Komiteti i pediatrëve zviceranë. „Më duket se arsimtari është i detyruar t`i japë ujë nxënësit po që se i njëjti është në rrezik për jetë“.

 

Lidhur me rastin, ka reaguar ashpër edhe drejtori mysliman i një fondacioni, Hafid Ouardiri: „Ajo nënë është injorante! Ramazani duhet të mbahet nga fillimi i pubertetit dhe askush nuk mund ta obligojë ndokend, por secili duhet ta ndjejë në vetvete nevojën për agjërim. Grégory Stergiou, kryetar i Fondacionit islamik në Vevey, ka precizuar se: „Në rast të ndonjë sëmundje, agjërimi mund të ndërpritet, duke e kompensuar më vonë, pa e anuluar Ramazanin“.
Pascal Gemperli, kryetar i Unionit voduaz të shoaqatave të muslimanëve, ka deklaruar se prindërit janë ata të cilët duhet t`i këshillojnë fëmijët.