Mexhiti: Çairi do të vazhdojë të zhvillohet për të ardhmen e fëmijëve tanë

Date:

Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka qëndruar dje në mesin e fëmijëve në lagjen Fushë Topanë, takim të cilin e ka cilësuar si “më të bukurin”.

Ai tha se zërat dhe lojërat e fëmijëve janë arsyeja më e madhe pse prindërit punojnë, sakrifikojnë dhe asnjëherë nuk dorëzohen, duke theksuar se pikërisht për ta po ndërtohen dhe rinovohen institucionet arsimore në Çair.

Mexhiti kujtoi se tashmë janë hapur çerdhe të reja për më të vegjlit, janë renovuar shkollat ekzistuese, si dhe po ndërtohen shkolla moderne, përfshirë edhe shkollën “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Çdo hap, çdo punë, çdo gur i vendosur në Çair është një premtim i mbajtur. Çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre dhe për gëzimin e çdo familjeje”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se si prind dhe si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të punojë pa pushim që komuna të zhvillohet e të bëhet një vend më i mirë e më i dashur për të gjithë. (Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...