Mesazhi i Komandant Hoxhës
Hoxha flet për protestat e fundit para Qeverisë…
Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha për Almakos i ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, veçanërisht protestat e sotme para Qeverisë.
„Të nderuar Ssqiptarë të Maqedonisë, si po shihet puna e Zaevit me qëllim ka vonuar skandalet që prekin elektoratin shqiptar, si rastin „Monstra“. Mua po më duket se Zaevi po përgatit një skenar me precizitet më të madh që kur te arrijnë protestat në kulminacionin e tyre në ditët në vijim, ai të shpall rastin „Monstra“ në publik, me qëllim që te i motivon protestuesit shqiptarë me guximin e tyre. Me çka do t’i rezistojnë Qeverisë së VMRO-BDI-së, se po shihet qe rinia maqedone nuk po tregon agresivitet apo vendosmëri ne protestat para Qeverisë, ata te cilët besojnë ne fjalët e mia i lus që mos të behen argat të Zaevit, për t’i përdorë rinin shqiptare mish për top. Nuk na duhet që te derdhet gjaku i rinisë tonë për ta pru ne pushtet Zaevin. Mundet pas ndërrimit të kësaj Qeverie do të mbajm ditë zie, nëse Zaevi vazhdon ti mbron interesat e maqedonasve. Nëse Zaevi esht i sinqertë me ne shqiptaret qe unë dyshoj në sinqeritetin e tij, le të bën marrëveshje me lideret shqiptar të opozitës (RDK, BESA, SELA). Kujdes mos shkoni ne kokë ne veti te bashkoni flamurin tonë kombetër, me atë maqedonas se ka patur edhe me parë shqiptarë qe kanë bashkuar flamurin tonë kombetarë me atë serb, grek dhe maqedon, por pasi që e kanë arritë qëllimin sllavët, i kanë tradhëtuar çdoherë ata shqiptarë qe kanë marr një akt të tillë“, – thekson Komantant Hoxha për Almakos.