Shtetasi maqedonas kontrabandon 15.800 cigare me veturë

Date:

Pothuajse në të gjitha vrimat e veturës së tij, një shtetas maqedonas i kishte fshehur 79 pako me cigare. Por, në vendkalimin kufitar zviceran Chiasso, ai ka deklaruar vetëm një pako dhe një shishe me alkool.

 

ads
Në një periudhë prej tre vitesh, shtetasi maqedonas ka kontrabanduar ilegalisht mbi 800 pako cigaresh, duke i futur në territorin zviceran. Me këtë rast, ai i është mënjanuar tatimit në një vlerë prej rreth 40 mijë frangash zvicerane, shkruan „20 Minuten“. Edhe vitin e kaluar, maqedonasi ishte i dënuar dhe tani përsëri është arrestuat nga rojet kufitare. Gjatë marrjes në pyetje, i akuzuari ka deklaruar se gjatë tre viteve të fundit, ai kishte kaluar 50 herë kufirin zviceran, ndërsa cigaret ua ka shitur bashkatdhetarëve dhe miqve të tij. Sipas rregullave doganore, atij i kërcënohet një dënim i lartë, ndërsa 49 mijë frangat e tatimit të fshehur, do të duhet t`i paguajë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...