Mërgimtari nga Zvicra solidarizohet me fëmijët shqiptarë nga Maqedonia

Date:

Klubi i Futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu i Maqedonisë, me grupmoshat e saja të reja U12 për një javë të plotë qëndroi në Zvicër ku mori pjesë në tre turne ndërkombëtare që u mbajtën në Baden dhe Cyrih. Ekipi patën një paraqitje të shkëlqyeshme në këto turne, pasi edhe i fituan që të tre me një dominim total. Në turneun e Badenit, deri tek triumfi i plotë “Fortuna 2009” erdhi me 6 fitore dhe 1 barazim, me një golaverazh fantastik 26:3, përderisa në finale luajti me FC Klingnau të cilin e mundën me 5:0.

 

11220455_10204664640808937_1992026930422435052_n

 

Në dy turnetë e zhvilluar në Cyrih gjenerata 2003 turneun e fitoi me vetëm 1 humbje në gjashtë ndeshje, me një golaverazh prej 18:2. Në finale Fortuna u përball me FC Unterstars të cilët i munën me 3:1. Ndërsa ekipi “B” apo gjenerata 2004 e përforcuar me 3 futbollistë gjenerata 2003, triumfoi me 1 humbje dhe 1 barazim me gol averazhin 10:3. Këta në finale e mundën FC “Avellino Zurigo”. Pjesëmarrjen dhe qëndrimin njëjavor të Fortuna 2009, në Zvicër e mundësuan mërgimtarët tanë.

 

12299298_1673584919580033_259614686787658142_n

 

Pas kthimit në Shkup, drejtuesit e “Fortuna 2009”, shprehen të kënaqur nga rezultatet por edhe nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë. “Çfarë do që të thuash, mund të gabosh, pasi nuk gjenden fjalë të mira për të përshkruar një mikpritje që na bënë Mursel Ibraimi, familja dhe shokët e tij. Ndërsa sa iu përket rezultateve ne jemi më se të kënaqur, pasi ato erdhën si rrjedhojë e gjithë asaj që na u ofrua nga vëllezërit tanë që kishin organizuar një logjistik shumë të mirë që fëmijëve tanë mos t’ju mungojë asgjë dhe të ndihen sikurse të jenë në shtëpitë e tyre.”, thotë trajneri Safet Ademi. KF “Fortuna 2009”, përbëhet nga futbollistë që vijnë nga zona e Karadakut, duke u nisur nga Matejçi, Haraçina, Inxhikova, Straçinca e për të përfunduar në Hasanbeg ku është edhe selia e kësaj skuadre.

 

 

12294762_944192148995413_6721306035540608707_n
Se çfarë punë të mrekullueshme dhe njerëzore ka bërë Mursel Ibraimi, familja dhe shokët e tij, për fëmijët shqiptarë nga Maqedonia, dëshmojnë edhe mbresat dhe urimet e trajnerit Safet Ademi, i cili në postimin e tij në Facebook, ka shkruar:
„Nuk dimë se në çfarë mënyrë t’ju falënderohemi bashkë atdhetarëve tanë, pasi çdo fjalë e thënë mund të kenë një vlerë të vogël për falënderimin tonë por allahut po i drejtohemi me një lutje.
“O Perëndi, na udhëzo në rrugë të drejtë dhe na bëjë prej atyre, që edhe ne të tjerët t’i udhëzojmë në rrugën e drejtë me të cilën Ti je i kënaqur.
O Perëndi, na lejo që gjitha ato të mira që na i ofruan, t’ua kthemë me të mirë.
O Perëndi, na mundëso që familja e mikpritësve tanë ( Mursel Ibraimi) dhe shokëve të tij që e ndihmuan, të na e bëjnë HALLALL.“
Një iniciativë e cila pa dyshim se zgjon ndjenja të papërshkruara, duke marrë parasysh situatën e tmerrshme sociale në Maqedoni dhe entuziazmin e pashoq të këtyre fëmijëve për të dëshmuar veten se janë talentë të rrallë sportivë. Të shpresojmë se një iniciativë e tillë nuk do të jetë edhe e fundit nga mërgimtarët tanë në Zvicër e më gjerë.

 

08:00:08      2015-12-02

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...