Migrantët uzurpojnë një shtëpi të „gastarbeiterit“ kumanovar

Date:

2015-12-01      08:36:25

 

Pasditen e së hënës, rreth orës 16.00, gjatë një kontrolli të një shtëpie në fshatin Vaksincë në Maqedoni, pronë e R.R. i cili është në punë të përkohsme në Zvicër, janë zbuluar 42 migrantë nga Siria dhe shtete të tjerë.

 

 

Pas informatës paraprake të stacionit policor të fshatit Mateç, gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur 42 migrantë, në mesin e të cilëve edhe shtatë të mitur nga Siria, Pakistani, Irani dhe shtete të tjerë, shkruajnë mediet maqedonase, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Në territorin e Maqedonisë, migrantët kanë hyrë në mënyrë ilegale, ndërsa në shtëpinë R.R. kanë hyrë me dhunë dhe janë vedosur për banim.

 

 

Në vendngjarje kanë ardhur njësi policore nga Sektori i MPB të Kumanovës, për të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm, ndërsa migrantët janë arrestuar deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...