Më në fund përfundojnë torturat e ariut të dehur Tomi (VIDEO)

Date:

11:57:40                  2016-09-03

 

 

 

 

 

Kohë më parë, mediet botërore kishin informuar rreth ariut me emrin Tomi, i cili është keqtrajtuar nga pronari, për të organizuar spektakle për hir të turistëve, nëpër restorante të ndryshëm, pika karburantesh, hotele dhe plazhe në Shqipëri, duke e orientuar kafshën e gjorë në një ekzistencë të mjerueshme.

 

 

 

„Tomi, ariu që konsumon birra, është duke u mbajtur në një kafaz në afërsi të një tualeti të restorantit, ndërsa sjelljet e tij paraqesin çrregullime të rënda. Ai sillet nëpër kafazin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda vetvetes“, kishte alarmuar eksperti për shpëtimin e kafshëve, Thomas Pietsch. „Ariu nuk mund të shijojë lirinë në kafaz, atij i duhet natyrë. I burgosur, ai nuk mund të bëjë jetën e tij normale, të gjejë ushqim, të shëtisë apo të notojë. Në disa raste kemi konstatuar se atij nuk i jepet ujë për të shuar etjen, por birrë“, kishte akuzuar Pietsch në një artikull të „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com.

 

 

 

Tashmë, Tomi është liruar në Shqipëri, duke i falënderuar mbrojtësve të kafshëve. Për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin me keqtrajtimin e kafshëve, organizata „Katër shputat“ ka lansuar një peticion në përkrahje të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Deri më tani, peticioni është nënshkruar nga më tepër se 50.000 persona.
Me ndihmën e anëtarëve të kësaj organizate, të Ministrisë së Mjedisit dhe të policisë shqiptare, Tomi iu konfiskua pronarit të tij, i cili kishte refuzuar të kooperojë.

 

 

 

„Gjithçka shkoi si është më së miri, ariu ishte relativisht i qetë“, ka pohuar eksperti i arinjve, Carsten Hertwig për „20 Minuten“, i cili gjatë lirimit të Tomit ishte në vendngjarje. Pronari më në fund e kishte kuptuar se nuk ka pasur tjetër rrugëdalje, përpos që ta dorëzojë ariun e murmë, i cili sipas ligjeve shqiptare është kafshë e mbrojtur.

 

 

 

Dy veterinerë e kanë kontrolluar Tomin, duke deklaruar se ai ishte në një gjendje të mjerueshme, me dhëmbë të shkatërruar. Më pas, atij i është dhënë ndihmë e nevojshme mjekësore, që më në fund t`i implantohet një mikroçip.

 

 

 

Ekipi i shpëtimit e dërgoi Tomin nga Ulza, në kopshtin zoologjik në Tiranë, ku për tre-katër javë do të rehabilitohet me ushqim normal, e më pas do të zhvendoset në parkun e arinjve në Prishtinë.

 

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=gmJr43ZQWWw

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...