Filmi dokumentar i Armirit për tezen e sëmurë përloti botën

62 Lexime

16:30:39              2016-09-03

 

 

 

 

 

Armir Sejdaj, një banor kosovar i Liezhit në Blegjikë, ka realizuar një punim seminarik për fund të studimeve, në formë të filmit dokumentar, duke paraqitur përmes fotografive sëmundjen dhe kurajon e tezes së vet.

 

 

 

 

Modestia, emocionet dhe krenaria janë veçoritë e kësaj videoje, të realizuar nga Armir Sejdaj, një banor i Engisit në Blegjikë, i moshës njëzetvjeçare, i cili e ka realizuar videon për tezen e vet, Begije. Ky film me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë minutash, është realizuar në kuadër të punimit seminarik në shkollën e mesme „Athénée provincial de Flémalle“. E shpërndarë nëpër rrjetet sociale, videoja ka përlotur me mijëra njerëz në Blegjikë, por edhe më gjerë.

 

 

 

 

Tezja e Armirit vuan nga një smundje e sistemit nervor, i cili ka dëmtuar nervin optik. „Kjo sëmundje është shumë pak e njohur, kisha për qëllim të paraqes sëmundjen, të sensibilizoj njerëzit përreth nesh, në shkollë, nëpër rrjetet sociale, etj. Po që se kjo ndikon në avancimin e gjerave, aq më mirë“, ka pohuar Armir Sejdaj për „L`Avenir“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Qëllimi i Armirit ka qenë gjithashtu të vë në dukje guximin e tezes së vet dhe respektin ndaj saj, në luftë kundër sëmundje. „Kur e thyejmë ndonjë këmbë, natyrisht se ajo dhembë, por shërohet. Tezja ime është e vetëdijshme se nuk do të shërohet, por ajo tregoi një guxim të papërshkruar, i cili është për tu respektuar.

 

 

 

„Punimi është realizuar në kuadër shkollor dhe mund të them se juria e përcaktuar për ta vlerësuar u prekë nga filmi. Është një temë sensible, pasi të gjithë mund të pësojnë nga ky lloj sëmundje. Njëherit, kjo u mundësoi nxënësve dhe profesorëve të kuptojnë se çfarë i ka ndodhur tezes sime“, ka vazhduar Armiri.

 

 

 

Atëherë kur duhej të zgjidhte temën, ai nuk hezitoi asnjë sekondë: E dija se do të realizoj një dokumentar me këtë temë“. Tezja e vet, nuk ia prishi dëshirën që të fotografohej e filmohej publikisht, edhe pse sëmundja e kishte transformuar shumë psikikisht.

 

 

 

Armir Sejdaj ka intervistuar tezen e vet Begije, bashkëshortin e saj, të motrën, nënën dhe mjekun e saj. Përmes shumë dëshmitarëve, ai ka paraqitur fillimin e sëmundjes, emocionet në familje dhe përditshëmrinë e rëndë.

 

 

 

Me prejardhje nga Kosova, familja është shprehur në gjuhën shqipe. Është më se evidente se ka qenë një zgjidhje e qëlluar, pasi secilit i mundëson të shprehet zemërhapur. „Ne e flasim shumë mirë gjuhën frenge, por në familje komunikojmë në gjuhën shqipe. Do të dëshiroja që të gjithë të shpreheshin pa i kërkuar fjalët e duhura“, ka theksuar Armiri.

 

 

 

Pas këtij realizimi, Armir Sejdaj ka dëshirë të vazhdojë rrugën e tij në botën e filmit. Përfundimisht, ai do të realizojë një film për jetën e tezes Begije. „Me aktorë, skenar dhe gjithçka që i takon një filmi. Por, kjo kërkon energji dhe mjete financiare. E di se është e komplikuar“, ka përfunduar Armiri.

 

 

 

 

Videon mund ta ndiqni në vegzën në vijim

https://www.facebook.com/ban.georges/videos/vb.100003122443608/1042033855910686/?type=2&theater