Mbi 80 vjet bashkëjetesë nën shikimin vëngër

239 Lexime

Dikur u mor me dhunë toka për Kishën Ortodokse nga Xhamia e Madhe por sot ky element paraqet raritet në botën fetare

Përmendja e faktit se në Ferizaj gjenden në një oborr Kisha Ortodokse dhe Xhamia më e madhe në qytet mund të jetë interesant për shumë kë që dëgjon për herë të parë që dy objekte kulti gjenden kaq afër njëra tjetrës pas pasur ndonjë të kaluar të përbashkët, por ajo bëhet edhe më interesante kur merret vesh zanafilla e kësaj historie.
Xhamiaaaa Kisha
Vërtet fotografia me të cilën krenohet shpesh Kosova për tolerancë ndërfetare paraqet elementin më të mirë të kësaj fushe por gjurmimi në këtë histori thuajse ka munguar në tërësi dhe shënimet janë aq të pakta sa që mund të ndërtohet një tregim i shkurtër gojor i bartur brez pas brezi.
Nga interesimet e gazetës “Kosova Sot” për historinë e ndërtimit të xhamisë dhe Kishës në një vend del se janë të pakët librat ku në kuadër të rrëfimeve tjera kalimthi përmendet edhe se si mbetën në një vend Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse.
Ibrahim Hyseni Goga një veteran arsimi ne librin e tij për historinë e Ferizajt në pjesën ku flet për jetën fetare tregon se në bazë të të dhënave që ka mundur të mbledhë thuhet se në vitin 1929 mbretëria e atëhershme serbe i mori me dhunë një pjesë të tokës xhamisë për të ndërtuar kishën krejt afër saj , dhe kjo ngjarje thuhet të ketë ndodhur mes viteve 1928-1931.
Por Xhamia e madhe e emërtuar së fundi me emrin”Xhamia e Mulla Vesel Gutës” shpjegohet se nuk ka qenë këtu ku është tani, ajo ishte pak metra më larg se sa që është tani.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shkruhet se u përdor edhe si mburojë nga ushtarët serb prandaj në një moment kur është parë një snjaperist po xhuanin nga minarja e xhamisë , ajo është bombarduar nga ushtarët e Austro-Hungarisë. Pas mbarimit të luftës thuhet se u mobilizuan shumë njerëz dhe për disa vite me radhë u bë xhamia që është sot ende vazhdojnë meremetimet.

Toka u mor me dhunë e mashtrime

Një version të ngjashëm të këtij tregimi e thonë edhe në Bashkësinë Islame të Ferizajt por fatkeqësisht pohojnë se asgjë nuk kanë të shkruar për historinë interesante që sot paraqet një raritet në botë.
“Atë që shkruhet nëpër libra edhe ne e dimë , asgjë më shumë nuk është mbledhur për këto vjet , por si dy simbole fetare e di se jemi çmuar shumë , kurse vet marrja me dhunë ka treguar se sa i fuqishëm ka qenë regjimi i atëhershëm edhe një pasurinë shpirtërore të shqiptarëve.” thotë Sylejman Roshaj, kryimam në Bashkësinë Islame të Ferizajt.
E përcjelljen fjalë mbas fjale të kësaj ngjarjeje janë të rrallë ata që e bëjnë sot. Ka shumë qytetarë në moshë të shtyrë e që kanë lindur këtu por që nuk dinë asgjë për këtë punë por shkrimtari Ramadan Haziri me emocion tregon ato që ka dëgjuar për kishën e xhaminë gjatë jetës së tij.
“ E di se haxhi Ahmet Pllana një hoxhë e dijetar i rrallë i asaj kohë me ngulm e kishte mbrojtur tokën e xhamisë por thonë se edhe e kanë mashtruar duke e detyruar të nënshkruajë diçka tjetër e më pas ka dalë se ka nënshkruar marrjen e një pjese të oborrit për xhami.” tregon shkrimtari Haziri që ka mbushur mbi 80 vjet por që për na kujtimet ai nuk ia lëshon rrugën një të riu.
“Me shpirt e dua këtë vend andaj edhe historitë më tërheqin shumë” shton ai
Të huajt të befasuar më këtë imazh
Sado që shqiptarëve e vendasve mund t’u interesojë historia e dhimbshme e që mënyrën e mbetjes bashkë nën presion ta vlerësojnë njërën nga tregimet për vuajtjet e shqiptarëve nga regjimi serb, për të huajt fotografia e bërë këtu mbetet njëri ndër kujtimet më të bukura të vizitave në Ferizaj.
“Shpesh vijnë grupe studentësh dhe interesohen për historinë , kur e marrin vesh nuk u bën shumë përshtypje . Për ta është e rëndësishme se si për një kohë kaq të gjatë në një paralele bashkëjetojnë dy besime të ndryshme pas asnjë problem. Sidomos amerikanët si popull i dashur e paqësor na thonë se duhet të krenoheni për këtë element kaq të rëndësishëm të identitetit ferizajas” thotë Iliri Bytyqi një historian dhe përgjegjës i muzeut në Ferizaj.
Shqipe Ademi

 08:45:40       2015-12-07