E dënojnë pas bisedës me përkthyesin shqiptar

Date:

Dënimi i ashpër ndaj Arijan Ademit, dalëngadalë po harrohet, përderisa në Zagreb do të vijnë Hajduku e më pas edhe Bayerni. Ademi nuk guxon të ushtrojë me Dinamon dhe karriera e tij mund të ndryshket. Kohë pas kohe luan futboll të vogël, por kjo nuk i mjafton për ta mbajtur formën e duhur dhe deri në përfundimin e vuajtjes së dënimit, ao mund ta humbasë kuptimin për futboll. Deri në përfundimin e dënimit, pasi Ademi e ka mendjen që të ankohet para Gjykatës sportive në Zvicër (CAS), por një ankesë të tillë ai mund ta parashtrojë vetëm pas disa muajve.

 

 

Arijan Ademi mund të luajë në ndonjë ekip të Ligës së katërt dhe në Zagreb ekziston një klub solid në këtë ligë. NK Kustoshija këtyre ditëve do t`i dërgojë një ftesë serioze Ademit, ndërsa në këtë klub luajnë edhe ish lojtarët e Dinamos, Dario Shimiç dhe Tomo Shokota.

 

 

Tashmë janë duke u zbardhur edhe detajet më të reja të gjykimit të Ademit, të cilin e gjykuan një zviceran, një danez dhe një hungarez, pasi është intervistuar nga një përkthyes shqiptar. Edhe pse rrënjët i ka shqiptare, ai është rritur në Shibenik dhe mund të ketë ndodhur që ai të mos e ketë kuptuar përkthyesin, shkruan „Jutarnji“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...